Bota

Paralajmëroi i pari për Koronavirusin, mjeku okulist në Kinë konfirmohet si i prekur nga virusi vdekjeprurës

4 Shkurt 2020, 10:14 Nga DOSJA
Paralajmëroi i pari për Koronavirusin, mjeku okulist në Kinë

KINË– Më 30 dhjetor, mjeku Li Wenliang ngriti panik tek qytetarët duke thënë se virusi do të jetë i përmasave të mëdha. Por ashtu siç ndodhi në të vërtetë, konkretisht javën e fundit të janarit u shfaq virusi në një treg lokal me ushqime deti, që ishin diagnostikuar me një sëmundje të ngjashme me SARS.

Li shpjegoi se, sipas një testi që ai kishte parë, sëmundja ishte një koronavirus, një familje e madhe e viruseve që përfshin sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes (SARS).

Pasojat që la SARS kalojnë shifrat aktuale në Kinë, pasi pandemia e vitit 2003 vrau qindra njerëz.

“Unë vetëm doja t’i kujtoja shokët e mi të universitetit që të ishin të kujdesshëm,”-tha ai.

Ndërkohë kur Li dhe 7 miqtë e tij kishin lajmëruar me mesazhe të afërmit e tyre që të mbrohen nga virusi vdekjeprurës, ishin thirrur menjëherë nga policia për shkak se po përhapnin panik në vend.

Ato i njoftuan privatisht, por brenda disa orësh, pamjet nga mesazhet e tij kishin shkuar virale.

 “Kur i pashë duke qarkulluar në internet, kuptova që ishte jashtë kontrollit tim dhe unë ndoshta do të ndëshkohesha,”– u shpreh Li.

 

Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 425 personave dhe ka prekur mbi 20 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës. Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufinjtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Vende si Italia, Gjermania, Greqia, Rusia, Britania e Madhe dhe Amerika kanë anuluar çdo flurturim drejt Kinës dhe anasjelltas në mënyrë që hapësirat për përçimin e Koronavirusit të jenë më të vogla.Ndërkohë, po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e ushqimeve të gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 425 viktima nga koronavriusi koronavirusi në kinë li wenliang mjeku kinez konstatohet me koronavirus whan 425 viktima nga koronavriusi koronavirusi në kinë li wenliang mjeku kinez konstatohet me koronavirus whan

Sondazh

Poll