Bota

Publikohen mesazhet sekrete mes Thaçit dhe Pacollit për Albin Kurtin

4 Shkurt 2020, 09:20 Nga DOSJA
Publikohen mesazhet sekrete mes Thaçit dhe Pacollit për Albin Kurtin

KOSOVË– Mediat kanë “përgjuar” telefonin e Pacollit në Kuvend. Më saktë kanë arritur të incizojnë një këmbim sms-sh të kreut të AKR-së me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Në tekst, Pacolli është justifikuar për votën e premtuar duke shkruar… “thika, e asnjëherë kur je ti në pyetje.

Vota për ta është e paevitueshme exhe (edhe), pa votën time” ka shkruar Pacolli.

Kreu i AKR-së ka raporte të afërta me presidentin Hashim Thaçi, duke qenë edhe pjesë e koalicioneve të përbashkëta qeveritare.

Telefoni i Pacollit kishte qenë edhe një herë në fokus të mediave pikërisht kur ai po zgjedhej president në një seancë plotë tensione në vitin 2010 e cila më vonë u shpallë antikushtetuese.

Në atë kohë Pacolli kishte komunikuar me këshilltarin e tij Esad Puskar i cili për zgjedhjen së Pacollit po komunikonte me ambasadorin amerikan.

Marrë nga KosovaPost 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci pacolli hashim thaci pacolli

Sondazh

Poll