Politike

Dy ditë nga protesta e 16 marsit, Basha publikon postin sensibilizues: Të gjithë në këmbë (VIDEO)

14 Mars 2019, 19:27 Nga DOSJA
Dy ditë nga protesta e 16 marsit, Basha publikon postin sensibilizues:

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka publikuar spotin më të ri për të sensibilizuar qytetarët për të marrë pjesë në protestën e 16 marsit, që do të mbahet para Kryeministrisë.

Ndërsa u bën thirrje ndjekësve të tij për të marrë pjesë në protestë dhe publikon spotin me arsyet se përse shqiptarët duhet të ngrihen, Basha shkruan:

“Këtë të shtunë me 16 Mars ora 11:00 të gjithë në këmbë! Për të drejtat tona, për mirëqenien tonë, për të ardhmen tonë! #ShqipëriaSiEuropa #16mars”, – shkruan Basha.

Më poshtë videoja e publikuar nga Basha.

“Qeveria na ka tradhtuar, por ne nuk i tradhtojmë fëmijët tanë. Ndaj protestojmë.
Qeveria na ka dhunuar e rrahur, por ne jemi ende të fortë dhe me kurajë. Ndaj protestojmë.
Qeveria na ka vjedhur e varfëruar, por ne kemi ende shpresa dhe ëndrra. Ndaj protestojmë.
Qeveria na ka shpërfilluar e harruar, por ne e kemi fatin në dorën tonë. Ndaj jemi ngritur të gjithë në këmbë.
Ne jemi ende shqiptarë krenarë.
Ne jemi ende qytetarë europianë.
Ne jemi ende njerëz të lirë.
Ndaj nuk trembemi, nuk nënshtrohemi, por ngrihemi dhe fitojmë.

Më 16 mars ora 11:00, për të drejtat tona, për mirëqenien tonë, për të ardhmen tonë”, – thuhet në video. 

Ndërkohë kujtojmë se Lulzim Basha prej ditësh vijon turin e takimeve nëpër të gjithë shqipërinë, duke u bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen në protestë për të nxjerrë vendin nga situata në të cilën ndodhet. Ai një ditë më parë ishte në Dibër, ku u bëri thirrje dibranëve që t’i bashkohen në protestën e 16 marsit. (Lexo këtu)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arsyet e protestës lulzim basah spoti për protestën e 16 marsit arsyet e protestës lulzim basah spoti për protestën e 16 marsit

Sondazh

Poll