Politike

Nuk e dogji mandatin, ish-deputetja Duma flet për Hajdarin: Historia njeh rikthimet

14 Mars 2019, 13:35 Nga DOSJA
Nuk e dogji mandatin, ish-deputetja Duma flet për Hajdarin: Historia njeh

TIRANË– Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma ka folur sot në lidhje me deputeten Rudina Hajdari e cila nuk pranoi të digjte mandatin ashtu soç bënë shumë nga kolegët e saj. E ftuar në A2CNN  Duma u shpreh se historia ka njohur edhe rikthim, duke lënë kështu një mundësi të hapur për Hajdarin.

“Vendimi i takon forumeve, dhe kur forumet vendosin një gjë për njërin, ajo duhet të zbatohet për të tjerët, kështu funksionon në një organizatë. Kush është figurë politike me trashëgimi politike di të tregojë veten. Politika ka uljet e ngritjet e veta dhe që historia njeh rikthimet”, ka thënë Duma.

Kujtojmë se Rudina Hajdari është një nga të paktët deputetë të opozitës, që nuk e kanë dorëzuar mandatin, ndonëse grupi, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar morën vendimin ekstrem në mënyrë unanime. (Lexo këtu) 

(f.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites grida duma rudina hajdari djegia e mandateve te opozites grida duma rudina hajdari

Sondazh

Poll