Politike

Shtyrja e festimeve të Ditës së Verës, Vasili: I pabesi i vodhi festën Tiranës

14 Mars 2019, 14:15 Nga DOSJA
Shtyrja e festimeve të Ditës së Verës, Vasili: I pabesi i

TIRANË- Shtyrja e festimeve të “Ditës së Verës” nga kryebashkiaku Erion Veliaj me pretendimin se moti do të jetë i pafavorshëm, ka sjellë një mori reagimesh nga politika dhe jo vetëm.

Duke u ndalur tek moti i ditës së sotme, i cili në pjesën më të madhe të ditës ka qenë i qëndrueshëm dhe pa shi, ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, e ka quajtur shtyrjen e festës si pabesi nga ana e kryebashkiakut Veliaj.

Sipas tij, “Tirana ka njohur edhe pushtues, edhe ordinerë,edhe te pavlerë,edhe te pashpresë, edhe te pabesë,por te tille qe t’i grabiste edhe festen Tirana s’kishte pare kurre”.

Postimi i plotë:

I pabesi dhe i pashpresi,qe i vodhi Tiranes festen e Veres!!

Tirana ka njohur edhe pushtues,
edhe ordinerë,edhe te pavlerë,edhe te pashpresë, edhe te pabesë,por te tille qe t’i grabiste edhe festen Tirana s’kishte pare kurre.

Shiu imagjinar i lagu trute te pabesit dhe te pashpresit.

Shiu imagjinar ishte thjesht jarga me te cilen i pashpresi dhe i pabesi lepin qeverine e droges dhe te krimineleve.

Nje i tille i pabese dhe i pashprese, qe shet kryeqytetin dhe vendos tu vjedhe edhe festat qytetareve te Tiranes nuk u duhet hiç atyre.

I pabesi dhe i pashpresi i tradhetoi qytetaret e tij dhe nuk ka ahengxhije apo cingije politike e artistike qe mund t’i mashtroje dot ata.

Qytetaret e Tiranes nuk do ta harrojne kurre te pabesin dhe te pashpresin,qe guxoi tu vidhte dhe t’u shiste edhe festat.

Nga ana tjetër, sot ka reaguar edhe grupi i këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Tiranës, (Lexo këtu) sipas të cilëve është bërë pa asnjë motiv real meteorologjik dhe në mënyrë të pakuptimtë.

Ndërkohë kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi ditën e dielë se kishte marrë një sinjal që më datë 14 mars do të binte shi dhe për këtë arsye hapi një sondazh në Twitter ku u kërkoi qytetarëve të votonin pro ose kundër shtyrjes së festimeve për Ditën e Verës më datë 17 mars. Bazuar në këtë sondazh, Veliaj ditën e hënë deklaroi shtyrjen e festimeve. (Lexo këtu)

Kjo shtyrje e festimeve ka sjellë edhe reagime nga ana e politikës. Ndër to kryeministri Edi Rama ditën e sotme gjatë vizitës së tij Në Elbasan, nuk e kurse ironinë teksa u shpreh: Lala festoon më 14, Luli më 16 dhe Lali më datë 17 mars.(Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj festimet e dites se veres petrit vasili shtyrja e festimeve erion veliaj festimet e dites se veres petrit vasili shtyrja e festimeve

Sondazh

Poll