Politike

Djegia e mandateve, Kryemadhi: Krenare, Zoti na dhënë forcë për zgjedhjet e parakohshme

14 Mars 2019, 17:16 Nga DOSJA
Djegia e mandateve, Kryemadhi: Krenare, Zoti na dhënë forcë

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me strukturat e partisë në Tiranë në kuadër të parapërgatitjeve për protestën e 16 marsit.

Ndërsa i ka ftuar përkrahësit e LSI-së që të dalin në këtë protestë, ka komentuar edhe djegien e mandateve. Ajo shprehet se ndihet krenare për të gjithë ata që kanë vendosur të lënë mandatin e deputeti, ndonëse ky është një veprim ekstrem, por sipas saj kjo ishte zgjidhja e duhur.

“Të gjithë ata që nuk pranuan të jenë pjesë e parlamentit të krimit janë krenaria e Kryemadhit dhe LSI. Ne jemi të bindur që ju keni bërë veprimin e duhur, është veprim ekstrem. Për të gjithë ju që nuk besoni në principet në drejtësi, Ligji i Teatrit, Ligji I pronave, Ligji i Dividentit që vjedh miliona euro nga shqiptarët dhe pasuron oligarkët, heqja e së drejtës së fjalës për opozitën në Kuvend, e cila është e paligjshme. Më thoni në cilën gjykatë mund të ankohet opozita sot. Ka ngelur në këmbë vetëm Edi Rama, i cili është mëkëmbësi i krimit. Politika ka kusuret e saj dhe ne kusuret tona do t’i lajmë dhe do të përgjigjemi deri në fund për gabimet që kemi bërë. Do të dalim si të jetosh në shtëpi, si të kesh shtëpinë e palegalizuar do paguash vetëm taksë ujë pa e hapur asnjëherë ujë. Njerëzit u lodhën dhe u neveritën nga kjo qeveri. 16 marsi është shumë i rëndësishëm. Shqipëria është shtëpia jonë, Shqipëria është shtëpia e fëmijëve të shqiptarëve”, tha Kryemadhi.

Më tej ajo tha se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, e për këtë i ka drejtuar lutje Zotit për t’i ndihmuar.

“Politika ka kusuret e saj, qoftë unë, apo Petriti….por jo të rinjtë, ne kusuret tona do i lajmë dhe do të përgjigjemi deri në fund.

Zoti na dhëntë forcë, pasi shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Ejani në 16 mars para Kryeministrisë do të jetë protesta më e madhe dhe e bukur”, – u shpreh ndër të tjera Kryemadhi.

Kujtojmë se opozita dorëzoi mandatet e deputetit më 21 shkurt në Kryesinë e Kuvendit, e mbështetur nga mijëra protestues. (Lexo këtu) Po ashtu ka paralajmëruar për një protestë të madhe ditën e shtunë më 16 mars, që sipas Lulzim Bashës do të jetë vendimtarja për rrëzimin e Edi Ramës. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike krenare për djegien e mandateve monika kryemadhi takime me strukturat zgjedhje te parakohshme krenare për djegien e mandateve monika kryemadhi takime me strukturat zgjedhje te parakohshme

Sondazh

Poll