Politike

Incidenti në protestë, Rama urdhëroi largimin e shefit të Policisë së Fierit: Mos ta shoh më këtu!

14 Mars 2019, 16:36 Nga DOSJA
Incidenti në protestë, Rama urdhëroi largimin e shefit të

FIER- Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar shkarkimin e Drejtorit të Policisë së Fierit, Albert Nushi. Dosja.al zbulon urdhërin që shefi i qeverisë dha tek drejtorët e Policisë më 8 mars 2019, ditë kur Rama vizitoi Fierin.

Burimet sqarojnë se Drejtoria e Policisë në Fier, e drejtuar nga Nushi kishte hartuar një plan masash, që nuk lidheshin me vizitën e paparalajmëruar të kryeministrit.

Të njëjtat burime saktësojnë se plani i masave lidhej me ndërtimet pa leje, dhe arrestimin e personave që vjedhin energjinë elektrike në këtë qytet.

Rama në 8 mars udhëtoi drejt Fierit, aty ku një protestë e organizuar nga opozita e shoqëruar edhe me një incident, ku një polic u qëllua me tullë në kokë, bëri që kryeministri të ndërronte rrugë.

Policia nuk ishte njoftuar për organizimin e protestës e as për vizitën e kryeministrit.

Dosja.al mëson se sapo ka mbërritur në Fier, Rama ka kërkuar informacion të detajuar për atë incident që e bëri të ndërronte rrugë, si edhe ka kërkuar përgjegjësit sepse policia nuk mori masat për të lejuar kalimin e makinës.

Burimet i thanë Dosja.al se kryeministri ka kërkuar nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj shkarkimin e Albert Nushit. Rama, mësohet se është shprehur i nervozuar: “Për atë që ndodhi do të merren masat. Nuk e dua më këtë drejtues ta shoh në Fier.”

Disa orë më vonë, Nushi është telefonuar nga eprorët e tij në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ku i është komunikuar shkarkimi nga posti në drejtorinë e Fierit dhe transferimi i tij si drejtor policie në Elbasan.

Shkarkimi i Nushit u raportua si një ndryshim rutinë në Policinë e Shtetit, por e vërteta është ndryshe. Ka qenë Rama që ka kërkuar largimin e tij nga detyra për ndryshimin e rrugës nga eskorta e tij.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albert nushi edi rama protesta e opozites fier 8 mars rama ne fier shkarkimi i drejtorit te fierit albert nushi edi rama protesta e opozites fier 8 mars rama ne fier shkarkimi i drejtorit te fierit

Sondazh

Poll