Politike

“Barna të skaduara në QSUT”/ Spahia akuza Manastirliut: Shifrat e abuzimit janë ‘kokëforta’

14 Mars 2019, 18:39 Nga DOSJA
“Barna të skaduara në QSUT”/ Spahia akuza Manastirliut:

TIRANË– Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, ka akuzuar edhe njëherë ministren e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, si përgjegjëse të drejtpërdrejtë për lejimin e depozitimit të ilaçeve të skaduara në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Në një postim në rrjetet sociale, Spahia shprehet se është kriminale të luash me jetën e pacientëve, të cilët vijojnë të nëpërkëmben, si rezultat i vjedhjeve të kryera nga pushteti dhe qeverisja e gabuar.

Postimi i plotë i Bardh Spahisë

HAJDUTET ME PUSHTET!E kam denoncuar qe ne fillim nentorin e kaluar abuzimin skandaloz me blerjen e ilaceve, ku 93% e barnave ne QSUT ishin te skaduara.

Ne ate kohe ministrja Manastirliu e konsideroi shpifje e tha se shifrat jane kokeforta. Koha e tregoi se shifrat e abuzimit jane kokeforta: 7 milione euro ilace te skaduara, jo pak!!! Pershendes investigimin e BIRN si dhe procedimin penal te hapur nga Prokuroria e Tiranes.

Eshte kriminale te luash me jeten e pacienteve, duke synuar perfitim permes ilaceve. Te genjesh eshte po aq kriminale! Kush ka abuzuar duhet te paguaje! As mjeket, as pacientet e as taksapaguesit nuk duhet te tolerojne vjedhjen si model qeverisjeje!”

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bardh spahia ilace te skaduara ogerta manastirliu qsut bardh spahia ilace te skaduara ogerta manastirliu qsut

Sondazh

Poll