Politike

Dosja 184, Sherefedin Shehu-dibranëve: Duhet ta kishit pyetur Bashën se ku e ka protagonistin e tij

14 Mars 2019, 17:48 Nga DOSJA
Dosja 184, Sherefedin Shehu-dibranëve: Duhet ta kishit pyetur Bashën

DIBËR- Ish-kandidati për kryetar bashkie në Bashkinë Dibër, Sherefedin Shehu, në një psotim në Facebook ka komentuar deklaratën e kreut të PD, Lulzm Basha për dosjen 184.

Basha nga Dibra përmendi emrat që sipas tij implikohen nga kjo dosje, ndërsa Shehu sot në një shënim të tijën ka një pyetje për të gjithë dibranët që pritën kreun e PD.

Meqenëse Basha foli më shumë për dosjen 184, duhej ta kishit pyetur se ku e ka protagonistin e tij që kjo dosje e viktimizoi dhe PD-së i legjitimoi çadrën. Dhe këtë nuk po jua kërkoj që unë të fitoj pikë por kjo pyetje e ndihmon PD-në për të gjetur rrugën e fitores”, shkruan Sherefedin Shehu.

POSTIMI I PLOTË

Të Dashur Dibranë,

U gëzova shumë që ju pashë të shtuar dhe me entusiazëm në mbështetje të PD-së. Por, meqenëse Basha foli më shumë për dosjen 184, duhej ta kishit pyetur se ku e ka protagonistin e tij që kjo dosje e viktimizoi dhe PD-së i legjitimoi çadrën. Dhe këtë nuk po jua kërkoj që unë të fitoj pikë por kjo pyetje e ndihmon PD-në për të gjetur rrugën e fitores.

Nëse shqiptarët shikojnë se kreu i PD-së nuk është në gjendje të mbajë shtëpinë e tij nuk mund të besojnë se ai do të rregullojë Shqipërinë. Nëse standartet e mira që i përmend çdo ditë nuk i zbaton për vete, nuk besoj se mund t’u mbushësh mendjen të tjerëve se do ti zbatosh për Shqipërinë.

Dosja 184 dhe shumë dosje të tjera tregojnë se kjo nuk është Qeveria që shqiptarët duan, por askush nuk mund të pranojë Republikë të Re me mendje të vjetër. Sepse kjo bëri që të hysh në çadër dhe të mos dish si të dalësh prej andej dhe tani që i dogje mandatet kam frikë se flaka e tyre do të fiket shpejt.

Zoti e ndihmoftë PD-në dhe Shqipërinë.

Lulzim Basha pak ditën e djeshme në një takim me qytetarët në Dibër, foli për dosjen 184, ku u shpreh se funkionar të lartë të qeverisë aktuale, duke përmendur dhe Ramën, janë të implikuar në këtë dosje.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dosja 184 lulzim basha protagonisti ne dosje pyetja per dibranet sherefedin shehu dosja 184 lulzim basha protagonisti ne dosje pyetja per dibranet sherefedin shehu

Sondazh

Poll