Politike

Unaza e Re/ Ish deputeti i PD-Ramës: Më 16 mars, shqiptarët do festojnë ikjen tënde

14 Mars 2019, 18:18 Nga DOSJA
Unaza e Re/ Ish deputeti i PD-Ramës: Më 16 mars, shqiptarët do

TIRANË- Në ditën e 131 të protestës, banorët e Astirit kërkojnë anulimin e projektit, i cili prek dhe dëmton banesat e bizneset e tyre.

Mos guxo të na prishni shtëpinë, do t’ju vrasë zoti përmes popullit. Edhe diçka nga ana juridike, ne këto shtëpi i kemi ndërtuar 30 vjet më përpara. Në atë kohë shteti nuk ekzistonte. Çfarë ndodhi? Për 15 vjet rrjesht na e thanë, ju e keni fituar.

Banori i Astirit

Në mbështetje të tyre, i pranishëm në protestë është ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu. Gjatë fjalës së tij, demokrati u shpreh i bindur se më 16 mars do të largohet qeveria e kryeministrit,  Edi Rama.

Ne nuk na prish punë as shiu as dielli, e vetmja gjë që ju prish punë juve është Edi Rama. Është e vërtetë me datë 16 do festojë Luli dhe gjithë shqiptarët se do ikësh ti. Ju jeni bërë një shembull sesi protestohet dhe sesi qëndrohet përballë mafies dhe pushtetarëve të korruptuar. Të gjithë thonë bravo i qoftë unazës që nuk ulin kokën përballë një pushteti të korruptuar. Këta qeveritarë të ardhur nga bota e drogës të paguajnëkrimit.

Klevis Balliu

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama klevis balliu protesta 16 mars 2019 unaza e re edi rama klevis balliu protesta 16 mars 2019 unaza e re

Sondazh

Poll