Politike

3.4 mln euro në Toyota Auris/ 50 mijë lekë gjobë për shpifje ndaj Ballës, Basha kërkon pafajësinë në Apel

14 Mars 2019, 14:08 Nga DOSJA
3.4 mln euro në Toyota Auris/ 50 mijë lekë gjobë për

TIRANË– Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka kërkuar pafajësinë në Gjykatën e Apelit pas dënimit me 50 mijë lekë gjobë për shpifje ndaj Taulant Ballës.

Basha ka depozituar ankim në Apel ndërsa pritet të hidhet shorti dhe caktohet gjyqtari për të shqyrtuar anikimimin.

Basha e akuzoi kreun e grupit parlamentar të PS-së se ishte i përfshirë në kapjen e 3.4 mln eurove që u gjetën në 2 automjete “Toyota Auris” në Portin e Durrësit në qershor të vitit të kaluar. Akuzat, socialisti i cilësoi si shpifje duke ngritur padi ndaj tij për shpifje dhe dekonspirim të operacionit. Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit. Më herët Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat katër personat e arrestuar; Edi e Klevis Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka. Ndërkohë Alfred dhe Elvis Vladi janë shpallur në kërkim.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 3.4 mln euro ne toyota auris gjykata e apelit lulzim basha taulant balla toyota auris 3.4 mln euro ne toyota auris gjykata e apelit lulzim basha taulant balla toyota auris

Sondazh

Poll