Politike

Hajdari takon ambasadoren gjermane: Djegia e mandateve ishte gabim, politika sot modeli më i keq

14 Mars 2019, 14:41 Nga DOSJA
Hajdari takon ambasadoren gjermane: Djegia e mandateve ishte gabim, politika sot

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari, ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren gjermane në Tiranë, Suzane Shutz.

Ky takim është bërë i ditur nga vet Hajdari me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan se kanë diskutuar për situatën e vështirë dhe shumë delikate në të cilën ndodhet vendi.

Dorëzimi në bllok i mandateve nga ana e opozitës nuk është zgjidhje ashtu siç nuk është aspak zgjidhje arroganca qeveritare. Sjellja e politikës Shqiptare sot është modeli më i keq i mundshëm që po i ofrojmë qytetarëve Shqiptarë dhe sidomos të rinjëve”, shkruan ndër të tjera deputetja Rudina Hajdari.

POSTIMI I PLOTË

Takim me Ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë, Znj. Sussane SHÜTZ.

Diskutuam për situatën e vështirë dhe shumë delikate në të cilën ndodhet vendi dhe institucionet Shqiptare aktualisht.

Miqtë tanë Evropianë dhe Gjermanë janë tepër të shqetësuar për krizën politiko-institucionale në vend ashtu sikurse është i shqetësuar çdo qytetar Shqiptar.

BE kërkon me të drejtë përgjegjshmëri të lartë dhe integritet nga politikanët Shqiptare, nga qeveria dhe opozita.

Është e papranushme që politika në tërësi të vazhdojë me modelin e vjetër që nuk përfaqëson aspak qytetarët Shqiptarë, aspiratat, qëllimet dhe vlerat e tyre. Dorëzimi në bllok i mandateve nga ana e opozitës nuk është zgjidhje ashtu siç nuk është aspak zgjidhje arroganca qeveritare.

Sjellja e politikës Shqiptare sot është modeli më i keq i mundshëm që po i ofrojmë qytetarëve Shqiptarë dhe sidomos të rinjëve.

Nuk mund të rrimë duar-kryq dhe të presim që ky ngërrç i paprecedent politiko-institucional të zgjidhet vetë. Situata mund të agravojë kur aktorët nuk vlerësojnë siç duhet rrethanat. Të gjithë aktorët kanë detyrimin që të reagojnë sa më parë për të orientuar një zgjidhje politike të gjithëpranueshme për krizën e paprecedentë në cilën gjendet sot Shqipëria, për një zgjidhje që siguron në radhë të parë interesin qytetar dhe kombëtar, pa ceduar demokracinë me qëllim që të ndikojmë pozitivisht të ardhmen e Shqipërisë dhe anëtarsimin e saj në BE.

Rudina Hajdari doli kundër vendimit të Partisë Demokratike dhe nuk dorëzoi mandatin e deputetes. Në një intervistë për Zërin e Amerikës pak ditë më parë, (Lexo këtu) Hajdari tregoi publikisht vendimin e saj duke thënë se PD nuk e kishte pyetur dhe qëndrimi i saj në Kuvend është për të ardhmen e Shqipërisë dhe jo për interesa personalë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites hajdari shutz hajdari takon ambasadoren gjermane rudina hajdari suzane shutz djegia e mandateve te opozites hajdari shutz hajdari takon ambasadoren gjermane rudina hajdari suzane shutz

Sondazh

Poll