Politike

Shtyrja e festimeve të Ditës së Verës nga Veliaj, grupi i Këshilltarëve të LSI: Pa kuptim, sot nuk ra pikë shiu

14 Mars 2019, 13:03 Nga DOSJA
Shtyrja e festimeve të Ditës së Verës nga Veliaj, grupi i

TIRANË– Grupi i Këshilltarëve të LSI-së në Këshillin Bashkiak Tiranë kanë reaguar pas shtyrjes së festimeve të Ditës së Verës nga kryebahskikau Erion Veliaj. Në një deklaratë për Mediat Grupi i Këshilltarëve të LSI-së shkruan se kjo gjë sipas tyre është bërë pa asnjë motiv real meteorologjik dhe në mënyrë të pakuptimtë.

Deklarate per shtyp e Grupit te Keshilltareve te LSI-se ne Keshillin Bashkiak Tirane

Grupi i Këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Tiranës duke uruar sot të gjithë qytetarët për ditën e Verës për më shumë mbarësi, paqe dhe mirësi në jetën e tyre, shpreh reagimin e tij për shtyrjen e pakuptimtë dhe pa asnjë motiv real meteorologjik, të festimeve të kësaj dite nga ana e Kryetarit Erion Veliaj. Por përveç se absurde, kjo shtyrje bie ndesh me Ligjin Nr. 7651 Neni 1 pika g, për festat dhe ditët përkujtimore, të cilat nuk mund ti ndryshojë askush.

Qytetarët e Tiranës ishin sot dëshmimtarë se asnjë pikë shiu nuk ra në qytetin tonë, dhe e vetmja arsye e vërtetë e shtyrjes absurde te festimeve, është paniku nga protesta e madhe e shqiptarëve në 16 Mars që do vërshojë si urugan i pakënaqësisë popullore në sheshet dhe rrugët e Tiranës.

Historia e afërt dhe e largët e këtij qyteti, ka treguar se asnjë manovër politike, nuk mund të ndalojë shpirtin e lirë të popullit të Tiranës për ta vendosur kryeqytetin tonë në themel të cdo lëvizje për ndryshim dhe prosperioritet në momentet e zhvillimeve më historike të kombit.

Ndërkohë kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi ditën e dielë se kishte marrë një sinjal që më datë 14 mars do të binte shi dhe për këtë arsye hapi një sondazh në Twitter ku u kërkoi qytetarëve të votonin pro ose kundër shtyrjes së festimeve për Ditën e Verës më datë 17 mars. Bazuar në këtë sondazh, Veliaj ditën e hënë deklaroi shtyrjen e festimeve. (Lexo këtu)

Kjo shtyrje e festimeve ka sjellë edhe reagime nga ana e politikës. Ndër to kryeministri Edi Rama ditën e sotme gjatë vizitës së tij Në Elbasan, nuk e kurse ironinë teksa u shpreh: Lala festoon më 14, Luli më 16 dhe Lali më datë 17 mars.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dita e veres edi rama erion veliaj kryeministri rama lsi rama ne elbasan shtyrja e festimeve nga veliaj dita e veres edi rama erion veliaj kryeministri rama lsi rama ne elbasan shtyrja e festimeve nga veliaj

Sondazh

Poll