Aktualitet

Presidenti i PE-së David Sassoli në Tiranë: Solidaritet për tërmetin dhe mbështetje për negociatat

3 Shkurt 2020, 09:54 Nga DOSJA
Presidenti i PE-së David Sassoli në Tiranë: Solidaritet për

TIRANË– Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar për vizitën e tij dy-ditore në Tiranë.

Sassoli ka shkruar se në Shqipëri po vjen të shprehur solidaritetin e tij për ngjarjen tragjike të 26 nëntorit të vitit që lamë pas, ku tërmeti i fortë goditi Durrësin dhe u ndje në të gjithë Shqipërinë duke ju marrë jetën 51 personave.

Ndër të tjera Presidenti Europian ka mbështetur edhe hapjen e negociatave për Shqipërinë.

“Unë po shkoj në Shqipëri për të shprehur solidaritetin tonë pas tërmetit të nëntorit dhe mbështetjen tonë për fillimin e bisedimeve të pranimit. Zhgënjimi pas mosvendimit të Këshillit duhet të shndërrohet në energji të ripërtërirë. Parlamenti Europian do të qëndrojë pranë jush.”- ka shkruar David Sassoli.

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, do të zhvillojë një vizitë dy-ditore në Tiranë, ndërsa pritet që në orën 15:00 të mbajë një fljalim në Kuvend. Është mësuar që Sassoli do të qëndrojë në kryeqytetin shqiptar dy ditë, ku do të takohet me  Presidentin, kryeministrin, kryetarin e Kuvendit, kryetarin e PD-së dhe të LSI-së.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet david sassoli david sassoli ne tirane david sassoli david sassoli ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shkurt 2020, 09:43

TIRANE- Operacioni Forca e Ligjit bashkë me efektivët e përzgjedhur kanë nisur tashmë punën në kuadër të paketës “anti-KÇK”, ose siç njihet ‘Kap &...