Aktualitet

Gjendet i pajetë në burgun e Peqinit Andon Mëhillaj, njihej si kreu i bandës së tritolit në Vlorë, bashkëpunimi me “ki

3 Shkurt 2020, 08:09 Nga DOSJA
Gjendet i pajetë në burgun e Peqinit Andon Mëhillaj, njihej si

Peqin- Andon (Erjon) Mëlliaj, 45-vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm është gjetur i pajetë në qelinë e tij në burgun e Peqinit. Mëhillaj, i cilësuar si kreu i bandës së tritolit në Vlorë dhe si bashkëpunëtori  i Julian Sinanajt,  u gjet  i vdekur në qelinë e tij ditën e djeshme rreth orës 18:00 të pasdites. Ndërkohë, ende nuk ka një reagim nga organet përkatëse dhe nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Mëhillaj vuante prej kohësh nga depresioni, madje merrte edhe disa ilaçe për këtë arsye.  Ndërsa familjarët hedhin akuza se mund të jetë helmuar në qeli dhe se në këtë ngjarje ka dorë shteti.

Mëhillaj është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me burgim të përjetshëm për një sërë krimesh, vrasje, plagosje, vënie tritoli e shkatërrim prone. Ai është  njeriu që akuzohet se gjente klientët për vrasesin me pagesë Julian Sinanaj dhe se merrte shumat e parave nga 20 deri në 30 mijë euro për çdo vrasje. 45-vjeçari u vetëdorëzua në Polici në shkurt të 2014, pasi ishte edhe në faqen e Interpolit si person në kërkim,  me arsyen “i kërkuar nga autoritetet shqiptare të drejtësisë”.  Nuk kanë munguar edhe atentatet ndaj tij. Në shkurt të 2014 i është vendosur tritol në banesë, ngjarje të cilën policia e vlerësoi si një akt hakmarrjeje. Vetë Mëhillaj i ka mohuar të gjitha akzuat ndaj tij. Ndërkohë,Julian Sinanaj mundi t’i shpëtojë burgut përjetë, vetëm pasi bashkëpunoi me drejtësinë duke u dënuar me 30 vite burg.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andon mëhillaj gjendet i vdekur anëtari i bandës së sinanajt andon mëhillaj gjendet i vdekur anëtari i bandës së sinanajt

Sondazh

Poll