Aktualitet

Kush është Andon Mëhillaj që u gjet i vdekur në qeli, roli si negociator në bandën e Julian Sinanajt, i dënuar me burgim

3 Shkurt 2020, 08:25 Nga DOSJA
Kush është Andon Mëhillaj që u gjet i vdekur në qeli,

Peqin- Ditën e djeshme në burgun e Peqinit është gjetur i pajetë Andon (Erjon) Mëhillaj, anëtari i bandës të Jualian Sinanajt, vrasësit me pagesë.

Kush është Andon Mëhillaj? 

Andon Mëhillaj, 45 vjeç,  është i dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë veperash penale,  vrasje, plagosje, vënie tritoli e shkatërrim prone. Ai është dënuar  si porositës dhe ndërmjetës i të paktën 5 atentateve me armë dhe bomba të telekomanduara. Në vitin 2014 ai u vetëdorëzua në Policinë e Vlorës pasi ishte shpallur në kërkim si pjesë e bandës së Sinanajt. Mëhillaj u akuzua se ishte çelësi i zbërthimit të të gjithë porosive të krimeve të pranuara tashmë nga Sinanaj. Ai  ka kryer rolin e negociatorit në këtë bandë, pasi mbyllte porositë me klientët për vrasjet që duhet të kryente Sinanaj. Madje, Sinanaj  në shumicën e rasteve nuk i dinte emrat e porositësve të vërtetë, pasi Mëhillaj ishte negociatori. Pjesë e kësaj bande ishte edhe kushëriri i viktimës,  Genis Mëhillaj dhe ky i arrestuar nga Policia.

Mëhillaj ka qenë edhe në faqen e Interpolit si person në kërkim, me arsyen ” i kërkuar nga autoritetet shqiptare të drejtësisë”, para se të vetëdorëzohej. 45-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij. Nuk kanë munguar edhe atentatet ndaj tij. Në shkurt të 2014 i është vendosur tritol në banesë,  ngjarje të cilën policia e vlerësoi si një akt hakmarrjeje.

Dëshmia për Julian Sinanaj pas arrestimit:

“E njoh Julian Sinanaj, kam pasur mosmarrëveshje me të dhe më kërcënonte herë pas here. Por nuk kam lidhje me asnjë nga krimet e tij. Jemi konfliktuar që pas vrasjes së Sokol Veizit, por nuk e kam urdhëruar unë. Do ju tregoj të tjerat më vonë”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andon mëhillaj gjendet i vdekur anëtari i bandës së sinanajt andon mëhillaj gjendet i vdekur anëtari i bandës së sinanajt

Sondazh

Poll