Aktualitet

Anti-KÇK nis me Altin Hajrin, OFL sekuestron ‘Golden’ në Shijak, tre shtëpi dhe një pikë karburanti/ 200 emra në sitë

3 Shkurt 2020, 07:02 Nga DOSJA
Anti-KÇK nis me Altin Hajrin, OFL sekuestron ‘Golden’ në

SHQIPËRI- “Anti KÇK” ka nisur sot punën duke zbritur në terren. Lufta anti-KÇK ka nisur punë nga kompleksi “Golden” në Shijak.  

Altin Hajri është në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen makabre të Jak (Jani) Prengës më 17 janar por efektivët e “Operacioni Forca e Ligjit” kanë zbarkuar në Shijak dhe i kanë sekuestruar  kompleksin. Bashkë me “Golden” në sekuestro janë edhe tre shtëpi në emrin e tij dhe pikën e karburantit “Alti Oil 2008”.

Sekuestrimi i pasurisë në këtë rast parashikohet në nenin 19 të ligjit Anti-KÇK që vjen drejtpërdrejt nga Policia e Shtetit pasi konsiderohet si rast emergjence. Mësohet se dosja për hetim ka kaluar menjëherë në Prokurorinë e Posaçme gjithashtu e njohur si SPAK.

Pasi SPAK të përfundojë hetimet, të gjitha të dhënat do t’i kalojnë për gjykim Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrpsionit për të shqyrtuar provat. Nga momenti që dosja do të bjerë në dorën e gjyqtarëve, GJKKO-ja do të ketë vetëm 15 ditë kohë për të marrë një vendim.

Deri më tani në duart e OFL-së kanë rënë 150 subjekte, ndërsa në total 250 të tilla od të duhet që të justifikojnë pasurinë e tyre.

Ashtu siç deklaroi edhe një ditë më parë kryeministri Edi Rama teksa foli për “Anti KÇK-në”, sot do të shpërndahen formularët e parë për personat të cilët struktura e OLF-së ka dyshime se kanë vendosur pasurinë nga krimi.  Janë rreth 200 persona duhet që brenda 48 orëve të deklarojnë pasuritë e  tyre. Pasi të plotësojnë formularët, këta të fundit do t’i dërgohen  SPAK-ut,  i cili duhet të shprehet për 15 ditë dhe po  kaq edhe gjykata. Pra cikli, pa llogaritur apelin në hapin e parë, mbyllet brenda muajit.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin hajri anti-kçk-ja zbret në terren ligji special për grupimin e kçk ofl ne shijak altin hajri anti-kçk-ja zbret në terren ligji special për grupimin e kçk ofl ne shijak

Sondazh

Poll