Aktualitet

Policia shqiptare publikon emrat dhe fotot e dy të shumëkërkuarve, ishin dënuar me burg të përjetshëm për vrasje

3 Shkurt 2020, 08:40 Nga DOSJA
Policia shqiptare publikon emrat dhe fotot e dy të

TIRANË– Policia e Shtetit ka publikuar identitetin dhe fotot e dy personave të shumëkërkuar, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se dy personat e shumëkërkuar janë: Gleron Jahjolli dhe Fran Prendi, të cilët ishin dënuar me burgim të përjetshëm per vrasje.

Njoftimi i policisë së Shtetit:

Ja të kërkuarit e radhës, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit

I dënuari me burg përjetë Gleron Jahjolli

Në datën 23 tetor 2001, në dalje të fshatit Menkulas, Devoll, shtetasi Gleron Jahjolli, në bashkëpunim me shtetasin E. J., ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një automjeti, brenda të cilit ndodheshin 3 shtetas, konkretisht shtetasi A. N. (drejtuesi i mjetit, i cili mbeti i vdekur) dhe pasagjerë shtetasit J. K. dhe R. N.

Gleron Jahjolli është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

I dënuari me burg përjetë Fran Prendi

Në datën 9 mars 1992, në vendin e quajtur “Rezervuari  i qytetit”, Pukë, shtetasi Fran Prendi ka vrarë për motive të dobëta shtetasin H. B.

Shtetasi Fran Prendi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Vrasja me dashje, për motive të dobëta”.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fran prendi gleron jaholli policia e shtetit fran prendi gleron jaholli policia e shtetit

Sondazh

Poll