Aktualitet

Vdekja e Andon Mëhillajt, familjarët: Djali është vrarë nga shteti, e kanë helmuar në qeli

3 Shkurt 2020, 08:51 Nga DOSJA
Vdekja e Andon Mëhillajt, familjarët: Djali është vrarë

Peqin- Familjarët e Andon Mëhilljat, i cili u gjet i vdekur në burgun e Peqinit, pasi kanë marrë lajmin e hidhur, kanë deklaruar se 45-vjeçarin e kanë helmuar. Ata hedhin akzua mbi shtetin për këtë vdekje.

“Djalin e kanë helmuar, djali është vrarë nga shteti. Shteti e izoloi që të mos merrte ndihmë mjekësore.”, janë shprehur familjarët.

Mëhillaj është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi ishte sekseri që ndërmjetësonte ‘pazaret’ mes biznesmenëve dhe Julian Sinanajt, duke bërë rolin e negociatatorit. Po kështu ai njihej edhe si kreu i bandës së tritolit në Vlorë.  Po ashtu pjesë e bandës ishte dhe kushëriri i tij, Genis Mëhillaj, i cili figuronte në faqen e Interpolit si person në kërkim për “Akte terroriste” dhe “Financim të terrorizmit”. Ata shpërbleheshin me 20-30 mijë euro për “punën” e tyre. Ende nuk dihet shfaqet e vdekjes së Mëhillaj.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andon mëhillaj gjendet i vdekur anëtari i bandës së sinanajt andon mëhillaj gjendet i vdekur anëtari i bandës së sinanajt

Sondazh

Poll