Aktualitet

Rreziku nga koronavirusi, autoritetet shqiptare ndalojnë shtetasin kinez në Durrës

3 Shkurt 2020, 07:08 Nga DOSJA
Rreziku nga koronavirusi, autoritetet shqiptare ndalojnë shtetasin kinez

TIRANË- Autoritetet shqiptare kanë ndaluar një shtetas kinez, në kuadër të masave për mbrojtjen nga rreziku i koronavirusit. Ditën e djeshme pasagjeri kinez, rezident në Itali, është ndaluar për kontrolle të imtësishme në portin e Durrësit. Sipas autoriteteve, ky shtetas iu nënshtrua një kontrolli shumë të imtësishëm, ndërsa rezultoi se nuk përbënte rrezik, pasi nuk ishte i prekur nga virusi vdekjeprurës.

Koronavirusi vdekjeprurës ka arritur shifra alarmante në Kinë, duke u marrë jetën 362 njerëzve, ndërsa mbi 17 mijë të tjerë janë prekur nga ky virus. Ndërkohë dje OBSH ka shpallur emergjencë botërore. Autoritetet kineze deklarojnë se kanë marrë masat e duhura pasi tashmë ato po kurojnë në spitalin me 1000 shtretër të ndërtuar brenda 48 orëve të gjithë pacientët e infektuar. Sipas shkencëtarëve mendohet që burimi i virusit të jenë kafshët e egra të shitura në mënyrë të paligjshme në një treg të hapur, por ekziston edhe versioni që virusi është krijuar në një laborator ushtarak. Ndërkohë jo vetëm Kina por edhe Australia po punon për krijimin e vaksinës kundër koronavirusit.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi në kinë perhapja e koronavirusit koronavirusi në kinë perhapja e koronavirusit

Sondazh

Poll