Aktualitet

“Do ta pësosh keq”/ Kërcënoi me jetë drejtorin e Burgjeve Agim Ismailin, vihet në pranga shantazhuesi (Emri)

3 Shkurt 2020, 08:54 Nga DOSJA
“Do ta pësosh keq”/ Kërcënoi me jetë drejtorin e

TIRANË- Policia ka arrestuar një shtetas, pasi akuzohet se ka kërcënuar me jetë drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismailin. Shtetasi Muharem Zilija kërcënoi me jetë Agim Ismailin në Nëntor të 2019-ës me anë të një telefonate.

Të kemi çuar fjalë me njerëz dhe duhet të tërhiqesh, ndryshe ke për ta pësuar keq ti dhe familja jote” -thuhej në mesazhin kërcënues.

Dyshohet se kërcënimi ka të bëjë me funksionin e Ismailit dhe kjo vjen pas zbatimit të regjimit “41 Bis”, rregulla të cilat janë kundërshtuar shpesh herë nga të dënuarit për vepra të rënda kriminale. Muharrem Zilija dyshohet se është shtyrë nga një grup i rrezikshëm kriminal për të kërcënuar drejtorin e Burgjeve.

Agim Ismaili, ka rreth 1 vit në këtë detyrë, pasi zëvendësoi Stefan Çipën.

Kujtojmë se Agim Ismailaj u kërcënu 3 muaj me parë me  anë të të një telefonate. Prokuroria nisi menjëherë hetimet, lidhur me këtë ngjarje. Ky është rasti i dytë dhe me seriozi që drejtori i burgjeve kërcënohet me jetën e tij gjatë kryerjes së detyrës. Rasti i parë është bërë nga një i dënuar në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës. Ndërsa për rastin e dytë, kërcënimi ka mbërritur drejtpërdrejt tek Ismaili, i cili ka depozituar dhe kallëzim penal në polici.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet muharrem zilija drejtori i burgjeve kercenohet agim ismaili muharrem zilija regjimi 41 bis arrestohet muharrem zilija drejtori i burgjeve kercenohet agim ismaili muharrem zilija regjimi 41 bis

Sondazh

Poll