Aktualitet

3 Shkurt 2020, 09:43 Nga DOSJA

TIRANE- Operacioni Forca e Ligjit bashkë me efektivët e përzgjedhur kanë nisur tashmë punën në kuadër të paketës “anti-KÇK”, ose siç njihet ‘Kap ça të kapësh’. Burime i thanë Dosja.al se 12 drejtoritë vendore të policisë, kanë dërguar në Policinë Kriminale një listë të detajuar me emrat që njihen si më problematikët dhe që dyshohet se pasuria e tyre ka si burim aktivitetin kriminal.

Po të njëjtat burime thanë se një ndër emrat e listës është Altin Hajri, pronari i ‘Golden’ në Shijak, i shpallur tashmë në kërkim për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur më 17 janar. Lista me emrat do t’i dërgohet edhe SPAK që do të nisë gjithashtu verifikimet për këta persona, si dhe do t’ju kërkohet të provojnë burimin e pasurisë së tyre.

Kryeministri Edi Rama, prezantoi dje aksionin dhe paketën ‘Anti-KCK’. Rama tha se  paketa “Anti KÇK” do t’jua bëjë jetën ferr kriminelëve. Kryeministri nënvizoi se prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar do të pezullohen brenda 3 ditësh. Paketa parashtron se çdo pasuri që nuk do të justifikohet do të sekuestrohet. Ndërsa për mjetet motorike luksoze, në paketë thuhet se do t’u vihen në dispozicion Policisë së Shtetit. Rama, platformën anti KÇK e ka prezantuar gjatë vitit 2019 dhe ka thënë se do jetë një paketë ligjore kundër krimit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin hajri anti-kçk-ja zbret në terren kçk ofl altin hajri anti-kçk-ja zbret në terren kçk ofl

Sondazh

Poll