Aktualitet

“Isha xheloz se ishte e re dhe e bukur, më pas doja t’i jepja fund jetës”/ Rrëfehet Lulzim Cuku që vrau gruan e tij me

3 Shkurt 2020, 09:17 Nga DOSJA
“Isha xheloz se ishte e re dhe e bukur, më pas doja t’i jepja

DURRËS- Zbardhet dëshmia e Lulzim Cukut, i cili vrau bashkëshorten një ditë më parë, Manjola Cukun. 45-vjeçari ka rrëfyer në polici se kishte dyshime se gruaja e tradhtonte dhe në një moment debati të ashpër mes tyre, ai ka marrë thikën dhe e ka qëlluar për vdekje gruan në shtëpinë e tyre. Ai ka deklaruar se gruaja e tij ishte shumë e bukur dhe se ai bëhej shumë xheloz për të.

“Unë isha shumë xheloz sepse gruaja ishte e re, ishte e bukur. Ishte 12 vjet me e re nga unë. Për këtë bëhesha shumë xheloz, sepse ajo jetonte më fëmijët ndërsa unë ikja shpesh herë në Greqi. Në Greqi kam punuar, dhe vija shpesh në Shqipëri. Gruaja nuk punonte sepse rriste fëmijët dhe të ardhurat i siguroja unë. Atë natë ne u zumë me fjalë. Fjalë pas fjale, sherri arriti kulmin sa nuk durova dot. E kam qëlluar me thikë, por nuk e dija që e kam vrarë. Pastaj ika natën e shkova në Dibër tek të afërmit. Jam bërë shumë pishman, se kam hall kush do na rrisë fëmijët. I kemi të vegjël. Si arrita që vrava gruan?! Nuk do më falë asnjë. E gjitha sepse jam xheloz. As familja ime, as e gruas nuk do më falin për këtë veprim që bëra. Doja të vrisja veten të mos jetoja më, por nuk e vrava.”, është shprehur ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në Xhafzotaj të Durrësit. Çifti Lulzim dhe Manjola Cuku kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë, përkatësisht të moshës, 2, 7 dhe 10 vjeç. 45 -vjeçari shkonte herë pas here në Greqi, ku punonte si emigrant. Familja njihet edhe me mbiemrin Lika. Ata janë me origjinë nga Dibra dhe prej vitesh jetonin në Durrës.

(a.m/j.v/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan ne durres lulzim cuku manjola cuku burri vret gruan ne durres lulzim cuku manjola cuku

Sondazh

Poll