Aktualitet

Vrau gruan me thikë teksa punonte si pastruese, shqiptari nga spitali rrëfen krimin: E qëllova 10 herë me thikë

2 Shkurt 2020, 21:22 Nga DOSJA
Vrau gruan me thikë teksa punonte si pastruese, shqiptari nga spitali

ITALI– Eduart Zyberi, 53-vjeçari, që vrau me thikë bashkëshorten e tij është rrëfyer për krimin nga dhoma e paraburgimit.

Sipas mediave italiane, shqiptari ka pranuar se e ka qëlluar gruan e tij për vdekje pas një debati që kishte me të.  Mësohet se ai është rrëfyer se e ka goditur 10 herë me thikë gruan e tij Lauretën teksa po punonte si pastruese. 

Pasi e kuptoi se çfarë kishte bërë, Zyberi e ktheu thikën në drejtim të vetes dhe e nguli në bark.  Në pamje të parë si u hutuar, Eduarti u shpreh se e kishte vrarë gruan e tij për arsye xhelozie.

Deri më tani në pyetje janë marrë dëshmitarët si dhe fëmijët e çifit, të cilët kanë treguar se mes prindërve kohët e fundit nuk ka pasur sherre.  Deri më tani pista e hetimit ku po përqendrohen më shumë autoritetet është ajo e xhelozisë mes çiftit. Ka qenë pronari i banesës ku punonte viktima ai që ka njoftuar policinë pasi ka gjetur Lauretën të vdekur ndërsa Eduartin të plagosur rëndë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eduart zyberi itali laureta zyberi eduart zyberi itali laureta zyberi

Sondazh

Poll