Politike

Mbaron lista e kandidatëve të PD-së në Kukës, PS nuk i merr mandatet e opozitës

14 Mars 2019, 12:57 Nga DOSJA
Mbaron lista e kandidatëve të PD-së në Kukës, PS nuk i

KUKËS- Pas djegies së mandateve nga ana e opozitës, zëvendësimi i deputetëve me të radhës në listë është kthyer në prioritetin e KQZ-së. Probleme janë shfaqur në qarkun e  Kukësit, ku nga tre mandate gjithsej, dy u fituan nga PD dhe një nga PS.

Deputetët e PD-së ishin Flamur Noka dhe Isuf Celajn, ndërsa nga PS u zgjodh vetëm Mimi Kodheli.

Pas djegies së mandateve të PS-së, Flamur Noka u zëvendësua nga kandidati i tretë në listën e PD-së, Alban Zeneli i cili dje bëri betimin në sallën e Kuvendit.

Por mbetet për t’u zëvendësuar edhe ish-deputeti tjetër, Isuf Celaj dhe mund të bëhet vetëm nga kandidati i fundit në listën e PD-së, Miftar Dauti.

Dauti ka marrë njoftimin për dorëzimin e formularit të dekriminalizimit por kur ka mbetur edhe vetëm një ditë kohë nga afati i KQZ , burime nga PD thonë se ai nuk do ta pranojë mandatin.

Si veprohet në këtë rast?

Nëse deri nesër Dauti nuk sjell formularin e dekriminalizimit, ai humbet mandatin duke lënë vendin vakant. Duke qënë se djegia e mandatave është një akt i paprecentë dhe i pandodhur më parë nuk parashikohet në Kodin Zgjedhor, s’ka një parashikim të qartë se kujt i kalon mandati  në rastin se kur shterohet lista e një partie.

Nuk dihet se kujt do t’i kalojë mandati i mbetur “jetim”…

Burime pranë PS-së thonë se nuk do ta pranojnë që partia e tyre të marrë deputetë në formë të tillë dhe me shumë gjasa vendi i Isuf Çelajt do të ngelë pa zëvendësues në Kuvend, rrjedhimisht dhe Kukësi me një përfaqësues më pak.

Më 21 shkurt opozita vendosi djegien e mandateve për të sjellë sipas tyre rrëzimin e qeverisë Rama. Opozita e Bashkuar kërkon krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Mirëpo jo të gjithë anëtarët e partive i janë bashkuar aksionit të opozitës. Nga PD dhe LSI ka pasur rrjedhje duke bërë që 16 kandidatë të pranojnë mandatin e tyre.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites kqz kunvendi mandati i kuksit pd ps djegia e mandateve te opozites kqz kunvendi mandati i kuksit pd ps

Sondazh

Poll