Politike

Opozita e re interpelancë me tri ministri, Lleshaj jep sqarime për ekstradimin e turkut, Gjonaj ‘llogari’ për shëtitjet

3 Shkurt 2020, 06:15 Nga DOSJA
Opozita e re interpelancë me tri ministri, Lleshaj jep sqarime për

TIRANË- Është zhvilluar sot në Kuvend seanca plenare ku janë kryer tri interpelanca të thirrura nga deputetët e opozitës së re. Interpelanca e parë urgjente ishte ajo e kërkuar nga deputeti Artur Roshi me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshajn, për ekstradimin e mësuesit turk, Harun Çelik, por edhe për çështje të tjera, përfshirë kanabisin. Për këtë çështje ministri Lleshaj deklaroi se të gjithë personat që nuk kanë dokumentacion të rregullt do të dëbohen nga Shqipëria. Për rastin e Harun Çelik ai deklaroi se iu ofruan të gjitha të drejtat e kushtetutës për të huajt, mundësitë për të kundërshtuar aktin apo kërkimit të azilit, por ai nuk preferoi asnjë nga këto.

Interpelanca e dytë është kërkuar nga  7 deputetë të opozitës së re me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj për situatën në burgje, emërimet, shkarkimet, lirimin e Endrit Dokles por edhe rastin e ‘shëtitjes’ së Dritan Dajtit në “ish-Bllok”. Seanca u parashtrua nga deputeti Lefter Maliqi që hodhi akuza në drejtim të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, të cilës i tha se “komandohet nga Agim Ismaili”. Nuk mungoi përgjigjia e ministres Gjonaj, e cila bëri edhe ironi me deputetin Maliqi, kur tha se nuk arrin të kuptojë shqetësimin e madh të deputetit, për “zbatimin e ligjit”.

Ndërsa interpelanca e tretë është thirrur po nga deputetët e opozitës së re me ministrin Klosi për dëmtimet serioze të sipërfaqeve të mëdha pyjore halore në rrethin e Korçës, Kolonjës, Pukës, Mirditës, Peshkopisë nga procesionaria, shkatërruesja e tyre e pamëshirshme, e cila sipsa tyre ka tharë me mijëra pisha dhe rrezikon mijëra të tjera. Në Kuvend ishte edhe Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, i cili mbajti në orën 15:00 një fjalim përshëndetës. Ai iu tha deputëtve se Evropa nuk i tha “Jo” Shqipërisë, por vetëm ‘shtyu hapjen e negociatave’.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike artur roshi blendi klosi davide sassoli etilda gjonaj interpelancë me ministrat lefter maliqi sander lleshaj seancë plenare 3 shkurt 2020 artur roshi blendi klosi davide sassoli etilda gjonaj interpelancë me ministrat lefter maliqi sander lleshaj seancë plenare 3 shkurt 2020

Sondazh

Poll