Politike

Makinat luksoze të kriminelëve/ Rama: Do i kalojnë si mjete motorike Policisë, prokurorët e përfshirë do të prezullohen

2 Shkurt 2020, 10:47 Nga DOSJA
Makinat luksoze të kriminelëve/ Rama: Do i kalojnë si mjete

Tiranë- Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të paketës “Anti-KÇK’ ka deklaruar se mjetet luksoze motorike të personave që janë subjekt hetimit do të vihen në dispozicion të Policisë së Shtetit. Ndërsa për prokurorët e përfshirë ai tha se do të pezullohen nga detyra brenda 3 ditësh.

“Me pasuritë e tyre ne do të mbështetin akademinë e Policisë dhe me mjetet e tyre motorike do të shtojmë kapacitet me mjete motorike për Policinë e Shtetit. Jo të nisen me autokolona, me makina luksoze dhe të nxjerrin pushkë në plazhet e Himarës. Paketa parashikon mospjesëmarrjen e ligj në tendera dhe apo çdo lloj aktiviteti ku ka një qindarkë nga taksat e shtetit. Paketa disponon heqjen e të gjithë licensave të tyre. Këta nuk do të gëzojnë më asnjë liçencë. Këta kanë radio, kanë sisteme videosh dhe survejimesh, nuk do t’i gëzojnë, ose do i provojnë që këto i kanë blerë duke shitur zarzavate apo patate, por i justifikuan t’i gëzojnë. Paketa kërkon brenda 3 ditësh pezullimin e tyte nga detyram të prokurorëve që janë bashkë. Unë ju siguroj që ne jemi bashkë për t’i bërë ata bashkë, aty ku e kanë vendin, të dyja bashkë. Një gjë vetëm nuk e thotë dot askush që në këto vite ju jeni tadhtuar.”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të paketës “Anti KÇK” në repartin RENEA, ku është trajnuar Njësia ‘Operacioni Forca e Ligjit’, deklaroi se do u bëhet ferr jeta kriminelëve.  Rama u dha ultimatum ’bosëve’ dhe të ‘fortëve’, teksa u shpreh që nëse nuk justifikojnë pasuritë e tyre do t’iu sekuestohet gjithçka. Rama shtoi se që nga nesër subjektet duhet të plotësojnë formularin për burimin e pasurisë së tyre në një afat prej 48 orësh. Sipas tij më pas për ta do nisë hetimet SPAK, dhe do të shprehet gjykata.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama prezanton anti kçk edi rama rama prezanton anti kçk

Sondazh

Poll

Politike 2 Shkurt 2020, 10:12

TIRANË- Ditën e nesërme do të nisë zbatimi i ligji special anti-KÇK-së me strukturën e OFL-së (Operacioni Forca e Ligjit).  Kryeministri Edi Rama gj...