Politike

Kosova me qeveri të re, Kryemadhi: I uroj VV dhe LDK sukses në përballjen me sfidat e mëdha

2 Shkurt 2020, 14:00 Nga DOSJA
Kosova me qeveri të re, Kryemadhi: I uroj VV dhe LDK sukses në

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shprehur urimet e saj lidhur me krijimin e koalicionit qeverisës mes LDK-së dhe LVV për Kosovën. Me anë të një reagimi në rrjetet e saj sociale, Kryemadhi shkruan se i uron suksese qeverisë së re në përballimin me sfidat e mëdha në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

“Shpreh kënaqësinë dhe përshëndes arritjen e Marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re të Kosovës midis Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike.  I uroj VV dhe LDK sukses në krijimin e një qeverie të qëndrueshme e efikase në përballjen me sfidat e mëdha në shërbim të qytetarëve të Kosovës, në njohjet e reja dhe integrimin e mëtejshëm në organizatat rajonale e ndërkombëtare. Uroj gjithashtu që mes dy vendeve tona të rritet më tej bashkëpunimi dhe integrimi në të mirë të të gjithë qytetarëve, si dhe për forcimin e paqes dhe prosperitetit në të gjithë rajonin,”-shkruan Kryemadhi. 

 

Ditën e sotme Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur në një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re, e cila pritet të miratohet nesër në Kuvend. Qeveria e re do të ketë 15 ministri nga 12 që u deklarua fillimisht, ndërsa kryetarin e Kuvendit e ka marrë LDK-ja. Kurti: I kemi ndarë përgjegjësitë për qeverinë e re. Mustafa: Kjo qeveri do të jetë e suksesshme. Për postin e Presidentit palët do të dikutojnë më vonë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrihet marrëveshja mes kurtit dhe mustafës kosove monika kryemadhi arrihet marrëveshja mes kurtit dhe mustafës kosove monika kryemadhi

Sondazh

Poll