Politike

Marrëveshja mes VV dhe LDK/ Basha përshëndet partinë simotër: Plotësim i vullnetit të qytetarëve të Kosovës

2 Shkurt 2020, 13:29 Nga DOSJA
Marrëveshja mes VV dhe LDK/ Basha përshëndet partinë

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për krijimin e qeverisë së re të Kosovës, duke theksuar se ky moment është një akt ndershmërie dhe pjekurie politike.Përmes një postimi në Facebook, lideri i PD-së shprehet se kjo marrëveshje është përgjigje konkrete e vullnetit për ndryshim i qytetarëve të Kosovës.

POSTIMI I PLOTË I LULZIM BASHËS:

Në emrin tim e të Partisë Demokratike, përshëndes përzemërsisht LVV dhe simotrën tonë LDK për marrëveshjen e arritur. Marrëveshja e sotme është një plotësim i vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Ajo është një akt ndershmërie dhe pjekurie politike e një vizioni të qartë të drejtuesve të LVV dhe LDK. Kjo marrëveshje është përgjigje konkrete e vullnetit për ndryshim i qytetarëve të Kosovës. Partia Demokratike si përgjatë çdo dite të historisë së saj, do të jetë plotësisht në krah e mbështetje të Kosovës dhe udhëheqësisë së saj, sot në opozitë e më fort nesër në qeverisjen e vendit, në sfidat që i kemi përpara dhe që kërkojnë angazhim të sinqertë e bashkëpunim vëllazeror.

Ditën e sotme Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur në një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re, e cila pritet të miratohet nesër në Kuvend. Qeveria e re do të ketë 15 ministri nga 12 që u deklarua fillimisht, ndërsa kryetarin e Kuvendit e ka marrë LDK-ja.  Kurti: I kemi ndarë përgjegjësitë për qeverinë e re. Mustafa: Kjo qeveri do të jetë e suksesshme. Për postin e Presidentit palët do të dikutojnë më vonë.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrihet marrëveshja mes kurtit dhe mustafës lulzim basha arrihet marrëveshja mes kurtit dhe mustafës lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 2 Shkurt 2020, 10:12

TIRANË- Ditën e nesërme do të nisë zbatimi i ligji special anti-KÇK-së me strukturën e OFL-së (Operacioni Forca e Ligjit).  Kryeministri Edi Rama gj...