Politike

“S’mund të ekspozojnë muskujt nëpër klube”/ Rama mesazh për të ‘fortët’: Luksi i tyre buron nga gjaku i komisar

2 Shkurt 2020, 12:20 Nga DOSJA
“S’mund të ekspozojnë muskujt nëpër

TIRANË– Kryeministri Edi Rama teksa foli platformën ‘Anti-KÇK’, deklaroi para forcave të OFL se duhet t’ua bëjmë atdheun ferr kriminelëve. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë iu drejtua kriminelëve dhe të ‘paprekshmëve’, duke thënë se s’mund të ekspozojnë jetën e tyre luksoze, mjetet luksoze, të cilat sipas tij, i kanë fituar mbi gjakun e komisarëve të vrarë në këto 30 vite.

“Atdheu për ta nuk mund të jetë sheshi për të ekspozuar jetën e tyre luksoze mjetet e tyre luksoze, për vilat e tyre, por nuk burojnë nga puna, po nga gjaku i komisarëve të vrarë në këto 30 vjet. Nuk mund të jetë ekspozimi i muskujve në klube, apo hapësira publike, duhet të jetë ferri i tyre. Ju e dini shumë mirë, e dinë shumë mirë pjesëtarët e RENE-as kanë vënë jetën e tyre në rrezikshmëri dhe janë përballur me kriminelët e rrezikshëm”,  u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të paketës “Anti KÇK” në repartin RENEA, ku është trajnuar Njësia ‘Operacioni Forca e Ligjit’, deklaroi se do u bëhet ferr jeta kriminelëve.  Rama u dha ultimatum ’bosëve’ dhe të ‘fortëve’, teksa u shpreh që nëse nuk justifikojnë pasuritë e tyre do t’iu sekuestohet gjithçka. Rama shtoi se që nga nesër subjektet duhet të plotësojnë formularin për burimin e pasurisë së tyre në një afat prej 48 orësh. Sipas tij më pas për ta do nisë hetimet SPAK, dhe do të shprehet gjykata.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama prezanton anti kçk edi rama rama prezanton anti kçk

Sondazh

Poll

Politike 2 Shkurt 2020, 10:12

TIRANË- Ditën e nesërme do të nisë zbatimi i ligji special anti-KÇK-së me strukturën e OFL-së (Operacioni Forca e Ligjit).  Kryeministri Edi Rama gj...