Politike

Cakaj uron VV dhe LDK për marrëveshjen: Bashkëpunimi i shtuar mes Kosovës e Shqipërisë, i domosdoshëm

2 Shkurt 2020, 14:36 Nga DOSJA
Cakaj uron VV dhe LDK për marrëveshjen: Bashkëpunimi i shtuar mes

TIRANË– Ministri per Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka uruar për marrëveshjen e arritur sot mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Cakaj u shpreh se në sfidat e shumta, do të ketë bashkëpunim të shtuar mes Kosovës e Shqipërisë, duke e cilësuar atë si të domosdoshëm.

“Në sfidat e shumta që qëndrojnë para nesh, bashkëpunimi i shtuar mes Kosovës e Shqipërisë është i domosdoshëm. Presim me padurim të fillojmë me biseda përmbajtësore me Qeverine e re të Kosovës për të zhvilluar një program të përbashkët e në të mirë të dy vendeve.”, tha Cakaj.

Ditën e sotme Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur në një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re, e cila pritet të miratohet nesër në Kuvend. Qeveria e re do të ketë 15 ministri nga 12 që u deklarua fillimisht, ndërsa kryetarin e Kuvendit e ka marrë LDK-ja. Kurti: I kemi ndarë përgjegjësitë për qeverinë e re. Mustafa: Kjo qeveri do të jetë e suksesshme. Për postin e Presidentit palët do të dikutojnë më vonë.

(a.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrihet marrëveshja mes kurtit dhe mustafës gent cakaj arrihet marrëveshja mes kurtit dhe mustafës gent cakaj

Sondazh

Poll