Politike

Paketa anti-KÇK/ Bardhi: Rama bashkëqeveris me krimin e organizuar, kjo qeveri s’mund të luftojë korrupsionin

2 Shkurt 2020, 14:09 Nga DOSJA
Paketa anti-KÇK/ Bardhi: Rama bashkëqeveris me krimin e organizuar,

TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama, lidhur me zbatimin e paketës ‘Anti-KÇK’, me anë të së cilës do të goditen grupet kriminale dhe të korruptuarit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi akuzon kreun e qeverisë se ky i fundit bashkëqeveris me krimin e organizuar, duke shtuar se ai dhe qeveria e tij nuk mund të luftojnë krimin dhe korrupsionin, pasi sipas tij ata janë vetë krimi dhe korrupsioni.

“Edi Rama bashkëqeveris me krimin e organizuar! Ai dhe qeveria e tij nuk mund të luftojnë krimin dhe korrupsionin sepse ata jane vetë krimi dhe korrupsioni.”, shkruan Bardhi.

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të paketës “Anti KÇK” deklaroi se do u bëhet ferr jeta kriminelëve. Rama u dha ultimatum ’bosëve’ dhe të ‘fortëve’, teksa u shpreh që nëse nuk justifikojnë pasuritë, brenda muajit do t’iu sekuestrohet gjithçka. Ai shtoi se që nga nesër një letër do u drejtohet këtyre subjekteve dhe brenda 48 orëve do u kërkohet të plotësojnë kërkesat e formularit për burimin e pasurisë së tyre.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazmend bardhi rama prezanton anti kçk gazmend bardhi rama prezanton anti kçk

Sondazh

Poll