Politike

Marrëveshja mes VV dhe LDK-së/ Rama: Pres me padurim të shtrojmë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëv

2 Shkurt 2020, 12:00 Nga DOSJA
Marrëveshja mes VV dhe LDK-së/ Rama: Pres me padurim të

TIRANË– Kryeminstri Edi Rama ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë shprehet se pret me padurim që të shtrohet në tryezë çështja e lëvizjes së lirë të qytetarëve e të sipërmarrjeve në kufirin tonë.

“Suksese VV-LDK në formimin e qeverisë së re dhe në qeverisjen e Kosovës! Uroj të kemi një bashkëpunim sa më të dobishëm për shqiptarët këtej e andej kufirit dhe pres me padurim të shtrojmë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve e të sipërmarrjeve në kufirin tone”, shkruan Rama në twitter.

Ditën e sotme Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur në një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re, e cila pritet të miratohet nesër në Kuvend. Qeveria e re do të ketë 15 ministri nga 12 që u deklarua fillimisht, ndërsa kryetarin e Kuvendit e ka marrë LDK-ja.  Kurti: I kemi ndarë përgjegjësitë për qeverinë e re. Mustafa: Kjo qeveri do të jetë e suksesshme. Për postin e Presidentit palët do të diskutojnë më vonë.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrihet marrëveshja mes kurtit dhe mustafës edi rama arrihet marrëveshja mes kurtit dhe mustafës edi rama

Sondazh

Poll

Politike 2 Shkurt 2020, 10:12

TIRANË- Ditën e nesërme do të nisë zbatimi i ligji special anti-KÇK-së me strukturën e OFL-së (Operacioni Forca e Ligjit).  Kryeministri Edi Rama gj...