Politike

“Do t’ua bëjmë jetën ferr kriminelëve”/ Paloka i përgjigjet Ramës e Lleshajt: Në 7 vite krimi kapi majat e shtetit

2 Shkurt 2020, 11:21 Nga DOSJA
“Do t’ua bëjmë jetën ferr kriminelëve”/

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar, lidhur me deklaratën e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ku i bënte thirrje kriminelëve që të tërhiqeshin, ndërsa ka sulmuar ashpër dhe kryeministrin Rama. Në një postim në Facebook, Paloka shkruan se ka 7 vite që krimi kapi majat e shtetit.

POSTIMI I PLOTË I EDI PALOKËS:

“Terhiquni se nuk eshte vone” -ju thote Lleshi krimineleve.

“Nga e hena nuk do kene ku te futen”- thote ai tjetri…

Dy idiote, qe trajtojne shqiptaret si  idiote…

Pra ne duhet te besojme qe krimi ne Shqiperi paska mberritur ne kete pike sepse Rama nuk kishte nxjerre akoma kete Aktin Normativ per te cilin ka shtate vjet qe punon…!

Shtate vjet, krimi kapi majat e shtetit sepse ata 50 policet me maska, nuk kishin bere “pompa” sa duhet…?!!! Megjithate, kane bere ç’kane bere deri tani ( ndonje vrasje te vogel, pak plagosje, ca kile kokaine, ndonje grabitje kalimtare…) deri neser kane kohe te pendohen e te terhiqen…fjala e Lleshit. Perndryshe i piu e zeza te gjithe , “ferri i pret”…fjala e kapos me paruke te gjata. Nuk do te falen vetem ata kriminele e banda qe gjate kesaj kohe mund te kene shprehur pendese apo ca me keq kane deklaruar poshte e larte se nuk blejne e nuk vjedhin me vota per “rilindjen” dhe Ramen. Ata bejne mire te largohen fare se ndryshe kapoja do ti hedhi veshtrimin e tij me syrin e keq …O Edvin! Me Llesh e pa lesh! As nuk mashtron dot me njeri e ca me shume nuk tremb dot njeri tani qe ke mbaruar me te gjitha…Po ke mbaruar me te gjitha ama…!

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të paketës “Anti KÇK” deklaroi se do u bëhet ferr jeta kriminelëve. Rama u dha ultimatum ’bosëve’ dhe të ‘fortëve’, teksa u shpreh që nëse nuk justifikojnë pasuritë, brenda muajit do t’iu sekuestrohet gjithçka. Ai shtoi se që nga nesër një letër do u drejtohet këtyre subjekteve dhe brenda 48 orëve do u kërkohet të plotësojnë kërkesat e formularit për burimin e pasurisë së tyre.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi paloka rama prezanton anti kçk edi paloka rama prezanton anti kçk

Sondazh

Poll

Politike 2 Shkurt 2020, 10:12

TIRANË- Ditën e nesërme do të nisë zbatimi i ligji special anti-KÇK-së me strukturën e OFL-së (Operacioni Forca e Ligjit).  Kryeministri Edi Rama gj...