Politike

Ish-deputeti socialist përballë Bashës: Kjo s’është hakmarrje, në PD u pa interesi personal (VD)

14 Mars 2019, 11:39 Nga DOSJA
Ish-deputeti socialist përballë Bashës: Kjo

TIRANË- Në takimin e zhvilluar nga kryetari i PD, Lulzim Basha, ka qenë i pranishëm edhe Limoz Dizdari, ish-deputeti i Partisë Socialiste.  Dizdari foli hapur dhe nuk harroi të kritikonte PD për modelin e qeverisjes që i ofroi shqiptarëve. Dizdari foli edhe për të larguarit e sotë nga PD, që dikur morën dhe përfituan jo pak nga kjo parti politike. Ish-deputeti socialist këshilloi 

Unë do flas në këmbë. Jam si puna e gjelit që kur këndon i mbyll sytë dhe unë flas në këmbë. Unë jam mbajtur për një të majtë ekstrem.Unë e vlerësova këtë sepse kjo është një çështje madhore në respekt të kulturës. Ky popull po përjeton problematika të mëdha. I gjori ju, zoti Basha ç’do hiqni. Në database tuaj keni patur emra të mëdhenj që kanë patur benefitin e tyre nga kjo forcë politike. Nuk i shoh, nuk i ndjek gjëkundi. I takoj, dhe ndihem keq, bëj fajtor veten që u ndesha me ta. Këmbej një salutim të thjesht dhe aspak dashamirës. Pak a shumë një buzëqeshje që ngjan me një ngërdheshje. Mund të përdor shumë emra këtu. Por s’është nevoja t’i them. Emrat janë goxha të mëdhenj. Rregullonin makiazhin, rregullonin diskutime dhe shumë gjëra të tjera. Kanë bredhur në botë, kanë përfituar interesa të mëdha nga interesat e PD. S’kam qenë xheloz, por tani jam i pakënaqur me ta. Kjo s’është hakmarrje, kjo është që t’i themi të vërtetat në sy. S’ka pse që gjithë ata njerëz që PD i ka parë si njerëz me kontribute të rëndësishme, ata kanë parë interesin e tyre personale. E kanë përdoru më pas me Lalin e me Lulin, si e kanë parë. Kjo ndodh sepse Partitë kanë marrë pamjen, ku pjesë kam qenë edhe unë, kanë qenë kundër platformave politike. Kam qenë i bindur se partitë e kanë fajin.  Kanë faj sepse mbështeten tek militantët. Nëse nuk kanë intelektualë por kthehen në klube. Unë jam i vetmi që sa shkeli shekulli 21 që dola kundër prishjes së Teatrit. Atëherë mbaja zv. Kryetar i Komisionit të Kulturës.

Limoz Dizdari, ish- deputeti i PS

Dizdari tha se kryeministri Edi Rama donte që t’a prishte Tetarin sepse donte një teatër të ri.(Lexo të plotë)

Rama donte ta prishte Teatrin sepse donte një teatër të ri. Më tha që më ka premtuar qeveria greke që do ta ndërtojë. Dhe unë i thashë që në Vuno kemi një këngë: Mblidhuni mor gra dhe më qani burrin se unë po iki në dasmë. I thashë e këndoni këtë këngë andej nga fshati juaj!

Në fund, ish-zv.kryetari i Komisionit të Kulturës e mbylli fjalën e tij duke i zbutur tonet e kritikave ndaj maxhorancës dhe opozitës.

Problemi është që ca pyetjeve që dalin nuk u jap dot përgjigje. Pse kaq kundërshtarë të huajt ndaj këtij gjesti? Pse janë kaq kundër? Unë jo që nuk e marr me mend, por kjo kërkon një argument zyrtar.  Ku e gjen forcën kryeministri që të jetë kaq kokëfortë pse nuk e shikon realitetin siç e shoh unë apo siç e shohin të gjithë shqiptarët.

Limoz Dizdari, ish- deputeti i PS

Deklaratat e Dizdarit u bënë gjatë një takimi që kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi me artistë dhe intelektualë, ku në fokus ishte sjellja e opozitës dhe hapja e PD për intelektualët. (Lexo ketu) 

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike limoz dizdari lulzim basha shembja e teatrit takimi i bashes me artistet limoz dizdari lulzim basha shembja e teatrit takimi i bashes me artistet

Sondazh

Poll