LIVE UPDATES
Aktualitet

4 orë protestë, opozita largohet e qetë/ Basha: Data 16 mars, vendimtare

5 Mars 2019, 06:49 Nga DOSJA
4 orë protestë, opozita largohet e qetë/ Basha: Data 16 mars,

TIRANE– Opozita e bashkuar PD dhe LSI bashkë me aleatët ka protestuar sot për 4 orë para Parlamentit. Mijëra qytetarë të nisur nga rrethet iu bashkuan një proteste të qete para parlamentit. 1600 policë të Repartit FNSH, Shqiponja dhe Patrulla e Përgjithshme qendruan në gatishmëri për të garantuar rendin dhe sigurinë publike. Protestuesit hodhën disa kapsolla, ndërkohë që protesta ishte e qetë dhe pa dhunë. Nuk munguan fjalimet nga qytetarët dhe politikanët. Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSi-së, Monika Kryemadhit thanë se opozita nuk do të tërhiqet dhe se kulmi i protestës do të jetë në 16 mars. Nga ana tjetër, 4 deputetët e rinj të opozitës u betuan në parlament. Fillimisht në seancë ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili shtriu dorën e dialogut e më pas u largua për një vizitë zyrtare në Itali.  (Lexo këtu)

[sgallery url=”https://dosja.al/protesta-e-opozites-permes-fotove-5-mars-2019/”]

Zhvillimet orë pas ore në protestën e opozitës:

Ora 13:30– Protesta e opozitës mbyll Bashkitë e PD/ Kamza, Vora e Delvina drynin derës dhe zbarkojnë në Tiranë

Sadi Vorpsi ka publikuar një foto të shkrepur sipas tij në bashkinë e Vorës, ku shihet se nuk ka asnjë punonjës të pranishëm, pasi ata janë marrë nga strukturat e PD në protestën e opozitës në Tiranë. E njëjta gjë duket se ka ndodhur edhe në të tjera bashki të drejtuara nga PD, ku shihet se nuk ofrohet asnjë shërbim pasi të zgjedhurit kanë shkuar bashkë me administratën në protestë.

Ora 13:28- Berisha-Ramës: Bën mirë të ikësh ditën, natën si dihet

Gjatë një pronnoncimi për mediet, ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje Ramës të largohet pasi sipas tij, revolta ka pushtuar zemrat e shqiptarëve.Teksa ka komentuar largimin e Ramës në Itali sot, Berisha tha se nuk i mashtron dot italianët duke kërkuar azil politik.

Ora 13:00-  Nga pankartat tek maskat kundra-gaz, Berisha i veçuar, Basha i qeshur. Ja ç’po ndodh në protestën e opozitës para Parlamentit

[sgallery url=”https://dosja.al/foto-lajm-nga-pankartat-tek-maskat-kundra-gaz-berisha-i-vecuar-basha-i-qeshur-ja-cpo-ndodh-ne-protesten-e-opozites-para-parlamentit/”]

Ora 12:46- Thirrja e Bashës, protestuesit largohen nga Kuvendi nisen drejt KQZ-së

Kreu i PD-së Lulzim Basha u bëri thirrje protestuesve, i cili tha se të gjithë kandidatët për deputetë do të nisen drejt KQZ-së për të dorëzuar refuzimin e mandateve.

Ora 12:45- Kryemadhi thirrje policisë: Mos njollosni duart, s’na tremb as plumbi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në protestën e sotme të opozitës, tha se kryeministri Rama dështoi me hapjen e vendeve të punës dhe me taksat e larta.

Ora 12:40- Basha: Tradhtarë që kurrë s’do i falë historia

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij para protestuesve tha se Shqipëria i ka dyert e mbyllura për rrugëtimin e saj në BE, pasi në qeveria drejtohet nga hajdutët dhe kriminelët.  Basha theksoi se deputetët e rinj janë  tradhtarë që kurrë s’do i falë historia

Ora 12:29- Policia gjen një çantë me fishekzjarre (Foto)

Policia ka sekuestruar një çantë me fishekzjarre të gjetur pranë Kuvendit. Brenda saj ndodheshin fishekzjarre të llojeve të ndryshme.

Ora 11:57- Fjalimi i Kirit: Amaneti i Azem Hajdarit qëndron tek ju. Rama ik!

Djali i Azem Hajdarit, Kiri ka mbajtur një fjalë në protestën e opozitës para Kuvendit.

“Jam Kiri Hajdari, një fjalë do të them për ju. Amaneti i Azem Hajdarit qëndron tek ju dhe tek të gjithë demokratët shqiptarë. Liri, demokraci. Rama ik!”

Ora 11:50- Militanti i PD: Drejtova për 2 muaj protestën e studentëve, isha organizator (VIDEO)

Akuzat për ndikimin e opozitës tek protesta e studentëve, i konfirmoi ky militant i PD, nga oborri i partisë së tij. Ai e pranoi “fajin”, duke dekonspiruar ndërhyrjen e partisë së tij në protestën e studentëve.

Ora 11:29- Russia Today  transmeton ‘live’ protestën (Foto)

Protesta e opozitës para Kuvendit ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

Ora 11:17- U emocionua nga fjalimi,  humb ndjenjat kandidates së LSI-së në Sarandë që refuzoi mandatin 

Dosja.al ka siguruar edhe një video nga momenti kur kandidatja për deputete Eldisa Doka është ndiher keq dhe i ka rënë të fikët. Në këtë moment i ka ardhur në ndihmë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Ora 11:00- Rudina nuk djeg mandatin, Kiri në protestë krah Bashës (Foto)

Kiri Hajdari ndodhet në protestën e opozitës para Kuvendit, ndërsa motra e tij Rudina nuk pranon të djegë mandatin.

Ora 10:53- Nga Mesila Doda tek Mediu, deputetët që lanë mandatet kërkojnë rrëzimin e Ramës

Ish-kandidatët për deputet të opozitës po mbajnë fjalimet njëri pas tjetrit para protestuesve.

Ora 09:49- Zv.kryeministri Braçe flet para seancës: S’ka qeveri tranzitore, jemi për dialog

Zv.kryeministri Erion Braçe gjatë një prononcimi për mediet, tha se seanca e sotme plenare është në një situatë normale, për aq kohë sa nuk cënohet rendi publik. I pyetur nëse do merret parasysh kërkesa e opozitës për qeveri tranzitotore, Braçe tha se kjo gjë është e pamundur, pasi do të shkelen parimet e demokracisë.

Ora 9:30- Ministri i Brendshëm në Kuvend 30 para nisjes së seancës plenare

Ministrat dhe deputetët e qeverisë Rama po futen në godinën e Kuvendit, ku pritet të zhvillohet seance plenare. Një ndër ta është edhe ministri Brendshëm Sandër Lleshi i cili tashmë është brenda godinës së kuvendit.

Ora 09:10- Masat e policisë për të siguruar moscënimin e deputetëve (Fotot)

Siç duket edhe nga fotot, Policia i ka marrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë e deputetëve dhe ministrave.

Ora 09:00-Blindohet Kuvendi, 1600 forca policie në terren, tela dhe gardhe hekuri

1600 forca police ndodhen rreth godinës së Kuvendit për shkak të protestës së sotme të opozitës. Godina e Parlamentit është e rrethuar me tela dhe gardhe hekuri. Nëse ka përplasje mes policisë dhe protestuesve turma do shpërndahet fillimisht me ujë dhe më pas me gazi lotsjellës.

Ora 08:00 Qytetarja përplaset me policinë në Shkodër: Më lini të protestoj, s’ka masë sigurie ndaj meje

Një qytetare është përplasur me policinë në Shkodër teksa po hipte në autobus për t’u nisur drejt Tiranës për të protestuar. Kjo e fundit sipas policisë ka marrë masën detyrim paraqitje por ajo shprehet e vendosur se do të protestojë pasi është me PD-në.

Ora 07:45- Mbi 4 mijë protestues nga Shkodra dhe Gjirokastra nisen drejt Tiranës

Dosja.al mëson se afro 4000 persona janë nisur nga Shkodra drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestë. Mësohet se postblloqe policie janë vendosur në Kryebushat të Shkodrës. Po kështu edhe shumë protestues janë nisur nga Gjirokstra drej Tiranës  mëngjesin e sotmëm me makinat e tyre personale. Xhevdet Amuli kryetari i PD-së në Shkodër u shpreh se shoferët janë kërcënuar me gjoba dhe heqje patente por asgjë nuk do të ndalë protestuesit deri në rrëzimin e qeverie.

“Sot është një ditë tjetër ku  qytetarët e Shkodrës nisen nga Shkodra drejt Tiranës edhe me autmjetet e tyre. Janë nisur shumë autobuzë. Gjithë qyteti është nisur me autobuza. Disa prej tyre kanë marrë edhe makinat private për të vetmen arsye pasi shioferëve të autobuzëve ju janë marrë letrat. Protestuesit nuk mund t’i ndalin sot. Sot protesta do të jetë madhëshore”, u shpreh Amuli.

(j.v/k.m./f.g/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet betimi i 4 deputetëve të opozitës djegia e mandateve te opozites edi rama kuvendi seance plenare lulzim basha monika kryemadhi protesta e opozites 5 mars 2019 betimi i 4 deputetëve të opozitës djegia e mandateve te opozites edi rama kuvendi seance plenare lulzim basha monika kryemadhi protesta e opozites 5 mars 2019


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet