LIVE UPDATES
Bota

VD/ Arrihet marrëveshja për qeverinë e re në Kosovë/ LDK merr kryetarin e Kuvendit, Mustafa: Për postin e Presidentit flas

2 Shkurt 2020, 07:25 Nga DOSJA
VD/ Arrihet marrëveshja për qeverinë e re në Kosovë/

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur në një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re, e cila pritet të miratohet nesër në Kuvend. Qeveria e re do të ketë 15 ministri nga 12 që u deklarua fillimisht, ndërsa kryetarin e Kuvendit e ka marrë LDK-ja. Posti i Presidentit që mbajti peng palët për shumë kohë sërish nuk u zgjidh, por Kurti dhe Mustafa deklaruan se vendosën që ta lënë këtë temë diskutimi për në momentin që Thaçit do i mbarojë mandati.

Gjatë konferencëm Kurti tha se tashmë janë ndarë përgjegjësitë.  “Sot dakorduam të takohemi edhe nesër në seancë ta zgjedhim qeverinë e re. Ne tashmë e kemi nënshkruar marrëveshjen jemi marrë vesh për të gjitha, edhe për ndarjen e përgjegjësive në kuadër të qeverisë së re ku do të bashkëqeverisim. Ju falenderoj për durimin dhe përkrahjen që keni treguar gjatë këtij procesi që nuk ka qenë i lehtë. Jemi dakorduar që të kemi 15 ministri, 2 zv/ kryeministra dhe 33 zv/ ministra. Nga 21 ministri do të kemi vetëm 15 dhe nga mbi 80 zv/ministra do të biem në 33, kjo tregon se qeveria pa e nisur punën ka bërë një ndryshim të madh, është qeveria më e vogël në historinë e Kosovës. Jemi dakorduar që kryetari i Kuvendit e propozon VV kandidatin e LDK-së për të ecur përpara. Nuk do të jap dorëheqje Konjuca, ai do të vijë në ekzekutiv. Është e vërtetë që ka pasur një lloj zgjatje për shkak të interesimit të madh. Realisht ne nuk jemi vonuar aq sa është dukur për shkak se deri në 26 dhjetor ka qenë e pamundur të bëjmë dicka më herët dhe tani kushtetuta më jep 15 ditë për të formuar qeverinë” u shpreh Albin Kurti para medieve. ” deklaroi Kurti.

Ndërsa Mustafa u shpreh: “Ne kemi arritur marrëveshje. Besoj se është një marrëveshje e mirë, është në interes të ndryshimeve që duhet të ndodhin domosdoshmërish në vendin tonë. I kemi hulumtuar të gjitha alternativat dhe mundësitë. Ajo që dëshirojmë në të ardhmen është që kjo qeveri të jetë e suksesshme dhe t’i realizojë pritjet e tyre. Sa i përket Presidentit, jemi marrë vesh që të mos jetë pjesë e marrëveshjes që sot e kemi nënshkruar, të jetë një cështje që do të dakordohemi si lider politik dhe do ta zgjidhim në kohën që është e domosdoshme. Për kryetarin e Kuvendit do të vendosim sot, parimisht kemi thënë se kryetarin e Kuvendit do ta marrë ai ose ajo që LDK-së i ka dhënë besimin“.

Pas marrëveshjes kanë nisur edhe propozimet e para për postet e kabinetit qeverisës. Vjosa Osmani është përplasur me krerët e partisë rreth mënyrës se si do t’i caktojnë postet në qeverinë e re. Burime nga mediat vendase bëjnë me dije se Osmani e kishte kërkuar të merrte postine  Ministres së Punëve të Brendshme dhe atë të Zëvendëskryeministres.

Por “dëshira” e saj nuk është plotësuar pasi kreu i LDK-së ka anuar më shumë nga ana e Agim Veliut.

PROPOZIMET E LDK-së

Ndërkohë, LDK në mbledhjen e sotme të Kryesisë ka vendosur që Avullah Hoti do tëjetë Zëvendëskryeministër. Anton Quni është propozuar për Ministër të Mbrojtjes. Besian Mustafa për Ministër të Bujqësisë. Hykmete Bajrami për Ministre të Arsimit. Vlora Dumoshi është propozuar për Ministre të Kulturës, derisa Lumir Abdixhiku për Ministër të Infrastrukturës.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka propozuar ditë më parë emrat për ministra dhe zëvendëskryeministrin e dytë. Ai ka njoftuar se ka zgjedhur për zëvendëskryeministër të dytë, Haki Abazin. Posti i ministres së Drejtësisë i është besuar Albulena Haxhiut. Ministër i Punëve të Jashtme ishte propozuar Blerim Reka, i cili pritet të zëvendësohet nga Glauk Konjufca, ndërsa, Ministër i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi. Ekonominë e vendit, Kurti do ta lërë në duart e Rozeta Hajdarit. Ndërsa Arben Vitia është propozuar si Ministër i Shëndetësisë dhe Sportit.

Kështu që nesër Kosova do të ketë qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, ku më shumë vota mori Lëvizja Vetëvendosje.Ndërkohë, reagime të shumta pati  edhe nga politika shqiptare, të cilët uruan për marrëveshjen e arritur sot mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti arrihet marrëveshja mes kurtit dhe mustafës isa mustafa qeveria e re ne kosove albin kurti arrihet marrëveshja mes kurtit dhe mustafës isa mustafa qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës