Politike

Paketa “Anti KÇK”/ Rama:Do ua bëjmë jetën ferr kriminelëve, nuk meritojnë të jenë as mbi gomar, jo mbi makina të bl

2 Shkurt 2020, 10:32 Nga DOSJA
Paketa “Anti KÇK”/ Rama:Do ua bëjmë jetën ferr

Tiranë– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me anë të paketës “Anti KÇK”, kriminelëve jeta do u kthehet në një ferr

“Atdheu për ta nuk mund të jetë sheshi për të ekspozuar jetën e tyre luksoze mjetet e tyre luksoze, për vilat e tyre, por nuk burojnë nga puna po nga gjaku i komisarëve të vrarë në këto 30 vjet. Nuk mund të jetë ekspozimi i muskujve në klube, apo hapësira publike, duhet të jetë ferri i tyre. Ju e dini shumë mirë, e dinë shumë mirë pjestarët e RENEA-s kanë vënë jetën e tyre në rrezikshmëri dhe janë përballur me krinimelët e rrezikshëm. Janë përballur me xhamat e makinave të blinduara, ata nuk meritojnë të ecin as me gomar se fyejnë gomarin kur ecin sipër. E dimë sesa shumë herë, subjekte të këtij ligji sot, janë hetuar dje, janë çuar nëpër gjykata dhe i kanë nxjerrë gjuhën të gjithë sakrifiace dhe kanë dalë pa i hyrë gjilpërë në këmbë. Jo vetëm ata që janë dënuar por edhe ata që janë akuzuar.  Nga nesër duhet të paraqitin provat e biznesit të tyre. Kanë qenë fyese dhe lënduese, ku keni marrë lajmin se ato astete”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të paketës “Anti KÇK” në repartin RENEA, ku është trajnuar Njësia ‘Operacioni Forca e Ligjit’, deklaroi se do u bëhet ferr jeta kriminelëve.  Rama u dha ultimatum ’bosëve’ dhe të ‘fortëve’, teksa u shpreh që nëse nuk justifikojnë pasuritë e tyre do t’iu sekuestohet gjithçka. Rama shtoi se që nga nesër subjektet duhet të plotësojnë formularin për burimin e pasurisë së tyre në një afat prej 48 orësh. Sipas tij më pas për ta do nisë hetimet SPAK, dhe do të shprehet gjykata.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama prezanton anti kçk edi rama rama prezanton anti kçk

Sondazh

Poll

Politike 2 Shkurt 2020, 10:12

TIRANË- Ditën e nesërme do të nisë zbatimi i ligji special anti-KÇK-së me strukturën e OFL-së (Operacioni Forca e Ligjit).  Kryeministri Edi Rama gj...