Politike

Rama: Policia e shtetit e angazhuar si asnjëherë më parë, kemi SPAK-un garanci (VIDEO)

2 Shkurt 2020, 10:27 Nga DOSJA
Rama: Policia e shtetit e angazhuar si asnjëherë më parë,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama teksa foli për platformën ‘Anti-KÇK’ deklaroi se të gjitha strukturat janë gati të përballen me krimin. Gjatë fjalë së tij, kreu i qeverisë tha se policia është e angazhuar si asnjëherë më parë për të luftuar krimin. Rama shtoi se për të realizuar këto, kanë garanci SPAK-un.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës: 

Të nderuar Forca speciale të policisë shtetit dhe OFL-së. Një pikë me një rëndësi të atillë që do të shënojnë jo vetëm përballjen me krimin, por edhe me autoritetin e policisë së Shtetit. Jemi bërë gati me një përballje ekstreme me krimin e organizuar, për ti dhënë një përgjigje dërrmuese atyre që ushqejnë mosbesimin, dhe angazhimi ynë për të luftuar deri në fund krimin e organizuar. Ajo që nuk mund të diskutohet është se sot policia është si asnjëherë më parë e angazhuar që të flasë me gjuhën e rezultateve. E ardhmja për fëmijët tanë është më e mirë se djeshmja. Sot ne jemi këtu për të përshëndetur njësinë më të  re operacionale të policisë së shtetit OFL, e cila nesër fillon punën në terren. Ne kemi në dispozicion në instrument të fortë në duart e policisë së shtetit dhe OFL-së, marrjen e masave për të gjitha pasuritë. Sot ndryshe nga më parë, ne kemi një garanci më shumë, SPAK-un. Duke pasur një besim absolut tek ata, që janë bërthama e sapo krijuar. Kam besim se jemi në kohën e duhur dhe vendin e duhur për të luftuar krimin.

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të paketës “Anti KÇK” deklaroi se do u bëhet ferr jeta kriminelëve.  Rama u dha ultimatum ’bosëve’ dhe të ‘fortëve’, teksa u shpreh që nëse nuk justifikojnë pasuritë e tyre për 15 ditë do t’iu sekuestohet gjithçka. Ai  shtoi se që nga nesër një letër do u drejtohet këtyre subjekteve dhe brenda 48 orëve do u kërkohet të plotësojnë kërkesat e formularit për burimin e pasurisë së tyre.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama prezanton anti kçk edi rama rama prezanton anti kçk

Sondazh

Poll

Politike 2 Shkurt 2020, 10:12

TIRANË- Ditën e nesërme do të nisë zbatimi i ligji special anti-KÇK-së me strukturën e OFL-së (Operacioni Forca e Ligjit).  Kryeministri Edi Rama gj...