Sport

Zyrtare: Frederic Veseli bëhet me skuadër të re, largohet nga Italia

31 Janar 2020, 22:27 Nga DOSJA
Zyrtare: Frederic Veseli bëhet me skuadër të re, largohet nga

Tashmë është zyrtare: Frederic Veseli ka ndërruar skuadër. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është larguar nga Empoli dhe do të provojë një përvojë të re në Francë, ku do të luftojë në ligën e dytë te Le Mans.

Skuadra franceze aktualisht nuk po kalon një moment të mirë dhe po bën ndërhyrje të befasishme në merkaton e janarit. Klubi i Empolit ka bërë me dije se mbrojtësi i kombëtares shqiptare në Francë shkon në huazim.

Në akordin e porsaarritur ndërmjet klubeve është rënë dakord që të përfshihet në kontratë edhe një klauzolë, me të cilën Le Mans ka të drejtë ta blejë Veselin në fund të sezonit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport le mans veseli zyrtare le mans veseli zyrtare

Sondazh

Poll