Sport

Kur Simeone dhe Zidane “puqen”, konferenca për sotme për shtyp ishte ndryshe nga të zakonshmet

31 Janar 2020, 18:56 Nga DOSJA
Kur Simeone dhe Zidane “puqen”, konferenca për sotme për

Real Madrid-Atletico Madrid. Kjo është ndeshja fantastike që presim nesër në “Santiago Bernabeu” (16:00). Derbi i kryeqytetit spanjoll ka qenë gjithmonë unik.

Trajneri i bardhekuqve, Diego Simeone, e ka komentuar me shumë respekt rivalin e tij të drejtpërdrejtë, Zinedine Zidane, në konferencën e tij për shtyp para derbit.

“Më vjen mirë që një koleg si Zizu ka folur pozitivisht për mua. Mund të them edhe unë të njëjtat gjëra për të. Mendoj se është trajneri ideal për Realin. Rikthimi i tij e ka kthyer përsëri Realin kompetitiv”, ka deklaruar argjentinasi.

“Nuk e dimë se si do të luajnë kundër nesh. Ata kanë alternativa plot. Derbi do të përcaktohet nga detajet. Kam ëndërr të fitojmë ndaj tyre”, ka shtuar “El Cholo”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atlético real madrid simeone atlético real madrid simeone

Sondazh

Poll