Sport

Ibrahimovic motivon Ronaldon, më 2 shkurt vjen trofeu i tij i radhës!

31 Janar 2020, 17:12 Nga DOSJA
Ibrahimovic motivon Ronaldon, më 2 shkurt vjen trofeu i tij i radhës!

Cristiano Ronaldo është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit janar në kampionatin italian. Kjo ishte një gjë e pritshme, sepse në 4 ndeshjet e para të vitit 2020 ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë një asist.

Këto shifra mund të duken normale për 5-herë fituesin e “Topit të Artë”, por ai tashmë është në fundin e karrierës dhe kanë tjetër vlerë. Rezultatet përfundimtare e katër ndeshjeve të janarit janë hartuar sipas anketave statistikore të Stats Perform, me ndihmën e të dhënave për ndjekjen e regjistruar nga Netco Sports.

Ky çmim do i i jepet Ronaldos më 2 shkurt në stadiumin “Allianz” të Juventusit, përpara ndeshjes me Fiorentinën. Rikthimi i suedezit Ibrahimovic në Serie A e ka nxitur portugezin të tregojë veten edhe më shumë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus ronaldo serie a juventus ronaldo serie a

Sondazh

Poll