Sport

Jo vetëm Rrahmani, Napoli transferon edhe një tjetër shqiptar

31 Janar 2020, 16:32 Nga DOSJA
Jo vetëm Rrahmani, Napoli transferon edhe një tjetër shqiptar

Napoli hedh sytë nga shqiptarët. Pas zyrtarizimit të Amir Rrahmanit dhe tentativave për të transferuar Marash Kumbullën, klubi italian i ka hedhur sytë nga tjetër futbollist që luan në Itali. Bëhet fjalë për Kleis Bozhanaj, sulmuesin anësor të Empolit.

“Axurrët” duan të përforcojnë ekipin e të rinjve dhe Bozhanaj është një lojtar me mjaft cilësi. Lojtari i Shqipërisë U19, këtë sezon me Empolin numëron 10 takime dhe një gol, kurse një vit më parë u aktivizua në 23 takime dhe e gjeti rrugën e rrjetës dy herë.

ABC News raporton se Bozhanaj te Napoli kalon huazim me të drejtë blerjeje në verë. Kështu sulmuesi duhet të bindë klubin e tij të ri gjatë këtyre muajve. Sot ai ka firmosur kontratën dhe pret të nisë aventurën e re.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport merkato napoli shqiptar merkato napoli shqiptar

Sondazh

Poll