Sport

Igli Tare sfidon Interin, po merr një kampion bote te Lazio

31 Janar 2020, 15:09 Nga DOSJA
Igli Tare sfidon Interin, po merr një kampion bote te Lazio

Lazio po bën të pamundurën për të blerë sulmuesin veteran të Chelsea, Oliver Giroud, në Romë. Drejtori sportiv Igli Tare raportohet se ka udhëtuar drejt Londrës për ta mbyllur vetë këtë operacion.

Ish-legjionari i kombëtares shqiptare është parë në aeroportin e Romës, ku do të niset për Londër. Tare do të përpiqet për të mbyllur marrëveshjen me drejtuesit e Chelsea, duke konkuruar kështu me Interin, klub që ka gjithashtu interes.

33-vjeçari Giroud ka kërkuar largimin nga blutë e Londrës, për shkak të mos aktivizimit dhe do të luajë në Europian. Kampioni i botës kërkon të jetë protagonist në fushën e lojës, pasi ai pritet të udhëheqë sulmin e Francës në Euro 2020.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport giroud merkato tare giroud merkato tare

Sondazh

Poll