Sport

U shpall kampion Superlige me Partizanin, mesfushori gjen ekip në SHBA

31 Janar 2020, 20:47 Nga DOSJA
U shpall kampion Superlige me Partizanin, mesfushori gjen ekip në SHBA

Dilaver Duka ka 6 muaj pa luajtur, por tashmë ka gjetur një skuadër të re dhe do të rikthehet në kampionatin amerikan të futbollit. Bëhet fjalë për një rikthim, sepse mesfushori i talentuar shqiptar do të veshë fanellën e Motown-it.

Duka u shpall kampion i Superligës me Partizanin, aty ku luajti disa muaj gjatë sezonit të kaluar, nën drejtimin e trajnerit Skënder Gega.

Mesfushori ishte një kërkesë speciale e teknikut kampion Shqipërie, i cili e donte me vete në Jordani, kur u spekulua se mund të merrte drejtimin e ekipit Al Ramtha.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport duka partizani shba duka partizani shba

Sondazh

Poll