Sport

Depresion e dhimbje gjoksi? Paqueta më në fund na sqaron të gjithëve si ndihet te Milani

31 Janar 2020, 21:54 Nga DOSJA
Depresion e dhimbje gjoksi? Paqueta më në fund na sqaron të

Lucas Paqueta nuk i ka përmbushur pritshmëritë te Milani. Në fillim u përfol për një rënie në depresion të tij, teksa ka patur vazhdimisht spekulime për largimin e tij nga “Djalli”.

22-vjeçari brazilian së fundmi ka sqaruar gjithçka me anë të një postimi në rrjetet sociale, me anë të të cilit premton të japë kontributin e tij për kuqezinjtë.

“Dua t’ju falënderoj të gjithëve për mesazhet mbështetëse dhe dua të sqaroj situatën që po kaloj. Nuk ka pasur asnjë depresion, asnjë dhimbje në gjoks, mungesë miqsh apo dëshirë për t’u rikthyer në Brazil. Unë ndihem super, do të jap më të mirën time, të punoj me seriozitet dhe të ndihmoj Milanin“, shkruan Paqueta.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport merkato milan paqueta merkato milan paqueta

Sondazh

Poll