Sport

Milani i merr talentin, Anderlecht e zëvendëson me lojtarin e Juventusit

31 Janar 2020, 19:36 Nga DOSJA
Milani i merr talentin, Anderlecht e zëvendëson me lojtarin e

Anderlecht e ka mbyllur merkaton e janarit me një transferim mjaft interesant. Klubi belg ka bindur Juventusin për të siguruar shërbimet e Marko Pjacas.

Edhe Cagliari u interesua për lojtarin e krahut, por bardhezinjtë preferuan ta dërgonin në Belgjikë. 24-vjeçari nuk ka bindur për asnjë moment Juventusin dhe është konsideruar blerje e dështuar.

Kroati është huazuar deri në fund të sezonit tek Anderlecht (me të drejtë blerjeje në qershor). Pjaca do të zëvendësojë lojtarin e transferuar te Milani, Alexis Saelemaekers, talenti belg i cili do të zëvendësojë Suson e larguar te Sevilla.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport anderlecht merkato milan anderlecht merkato milan

Sondazh

Poll