Sport

Guardiola i del në mbrojtje Mourinhos: E keni parë Michael Jordanin?

31 Janar 2020, 17:45 Nga DOSJA
Guardiola i del në mbrojtje Mourinhos: E keni parë Michael Jordanin?

Tottenham-Manchester City është ndeshja e shumëpritur e kësaj të diele. Pep Guardiola ka mbrojtur nga kritikat homologun e tij Jose Mourinho duke përmendur shembullin e Michael Jordan, legjendës së basketbollit.

“Një trajner me përvojë si Jose Mourinho nuk mund të gjykohet për një sezon apo gjysmë sezoni. Ai që e vë në dyshim pas gjithë asaj që ka bërë në 15-20 vite karrierë, nuk kupton asgjë nga futbolli”, ka deklaruar Pep.

Katalanasi ka shtuar: “Është normale që një trajner të ketë ulje-ngritjet e tij. Të fitosh në sport është diçka e veçantë, por historia na ka mësuar se më shumë ka raste kur humbet. Për shembull, ja Michael Jordan, më i madhi i të mëdhenjve. Ka fituar 6 tituj në NBA në 15-16 vite. Më shumë ka humbur se sa ka fituar, por vazhdon të mbetet më i madhi”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport guardiola mourinho premier league guardiola mourinho premier league

Sondazh

Poll