Sport

Bëri vizitat te Milani, por transferimi dështon! Problem është mënyra e pagesës

31 Janar 2020, 18:21 Nga DOSJA
Bëri vizitat te Milani, por transferimi dështon! Problem

Antonee Robinson deri sot pasdite ishte thuajse lojtar i Milanit, por duket se do të kthehet në Angli te Wigan. Mbrojtësi i majtë i krahut sot kreu testet mjekësore në Milano dhe i kaloi me sukses ato, arriti edhe akordin me klubin italian, por në momentet e fundit Wigan nuk ra dakord me formulën e pagesës dhe u pendua.

Milani menjëherë ka menduar planin B, që është Laxalt nga Torino. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se “Djalli” është dorëzuar, sepse pret edhe pak që Robinson të vishet kuqezi!

Kostoja e transferimit të tij ishte parashikuar rreth 7-8 mln euro bashkë me bonuse. Formula ishte huazim me detyrim blerjeje dhe vetëm detajet i prishën planet klubit italian.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport merkato milan robinson merkato milan robinson

Sondazh

Poll