Sport

Jovic prek fundin, edhe portieri i Real Madrid ka statistika më të mira se sulmuesi

31 Janar 2020, 11:29 Nga DOSJA
Jovic prek fundin, edhe portieri i Real Madrid ka statistika më të

SPANJË- Verën e kaluar Real Madrid shpenzoi jo pak, por 60 milionë euro për Luka Jovic. Pritej që sulmuesi serb të shpërthente në Madrid, por deri më tani ka rezultuar një dështim. Aktualisht ish-sulmuesi i Frankfurtit, numëron vetëm një gol në gjashtë muaj.

Trajneri Zidane i ka dhënë minuta 22 vjeçarit, por ky i fundit ka dështuar. Në Kupën e Mbretit përballë Zaragosës, lojtari serb e nisi takimin nga minuta e parë,por edhe statistikat i dolën kundër. Gazeta spanjolle “AS” ka kritikuar jo pak lojtarin.

Jovic ka prekur topin 14 herë në 73 minuta lojë, shumë më pak se portieri Areola, i cili ishte më tepër aktiv, ku kontaktin e topit e kishte 34 herë.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport luka jovic real madrid zinedine zidane luka jovic real madrid zinedine zidane

Sondazh

Poll